🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.60 ▲6.47%
ARI 4,657 ▼3.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,906 ▼ -2.75% ETH $2,055 ▼ -3.8% XRP $1.3175 ▼ -3.08% SOL $79.5400 ▼ -5.33%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.60 ▲6.47 % ARI 4,657 ▼3.25 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.60 ▲6.47 % ARI 4,657 ▼3.25 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Pagesa e fundit”, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të prostitucionit duke nisur hetimet për 12 persona të përfshirë.

Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit të koduar “Pagesa e Fundit”, katër persona janë arrestuar, një taksist është ndaluar dhe 7 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Të arrestuar janë Fillor Muçellari 66 vjeç, Fatjona Gjoka 28 vjeçe, Alma Hoxha, 41 vjeçe dhe Lutfije Çota 47 vjeçe. I ndaluar është taksisti Liko Torra, 60 vjeç.

Ndërsa shtatë shtetas të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Të arrestuarit në rolin e ndërmjetësve gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, Liko Torra dhe Sh.K. ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 euro.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, kartmonedha, aparate celulare dhe sende që i përkasin veprës penale. Ndërkohë operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për Fillor Muçellarin rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit dhe mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Alma Hoxha akuzohet për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni, për dy taksistët moskallëzim krimi dhe për të tjerët rëndon akuza e prostitucionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.