Kosova

Pajaziti: Shteti është kapur nga Blloku

pajaziti-shteti-euml-sht-euml-kapur-nga-blloku_hdDeputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, shprehet i zhgënjyer me veprimet që po i bën Blloku LDK-AAK-NISMA -VV në skenën politike kosovare.

Ai tha se autoriteti i komunitetit të politikanëve është katandisur fare, s`ka ku shkon më poshtë. ”E vendi s`ka si të ecë përpara me këtë bllokadë”.

Pajaziti tha se dhunimi i vullnetit të qytetarëve tanë po ndodhë nga blloku.

”Ka kohë që e kanë gojën me shprehjen ‘kapje e shtetit’. E çka është kjo që po ndodhë. Pikërisht kapje e shtetit, e kushtetutës, gjykatës, e deputetëve dhe pikërisht nga vetë ata (LANV). Është rrugë pa krye për të marrë pak pushtet duke nxitur edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, tha Pajaziti për rajonipress.

“E për pak pushtet të atyre që si kanë fituar zgjedhjet do të mund të lejohej një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Atëherë nuk do të kishte më rëndësi kush do të fitonte dhe si do të krijohej shteti. Janë ligje tjera pastaj ato, ndoshta jo bash kanuni, por e dinë më mirë ata që janë përfshirë në këto skenarë. Andaj e them me plotë bindje se kjo nuk duhet lejuar që të ndodh”, tha Pajaziti.

Pajaziti thotë se Kosovës i duhet një dialog i mirëfilltë për shtetin dhe të ardhmen e vendit, një qeveri e bazuar në fuqi politike dhe legjitime mbi të gjitha e bazuar në interesa strategjike të vendit.

”Qytetarët na kanë sugjeruar dhe kanë vendosur me votën e tyre që vendi ta ketë një qeverisje më të zgjeruar, ndërsa Kushtetuta tregon se si të bëhet ajo. Në fund të fundit krejt koston po e paguajmë vetë”, ka deklaruar Pajaziti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button