Ekonomia

Paketa fiskale, pagat deri 400 mijë lekë taksohen më pak se 2%

“Pagat 300 -400 mijë lekë më parë taksohej 10%, ndërsa sot taksohet më pak se 2%”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, gjatë diskutimit të projektligjeve që shoqërojnë Paktën fiskale 2019.

“1.89% është një taksim, i cili është një kontribut në raport me ata që janë 300 e poshtë që nuk paguajnë asgjë, pra fillon progresiviteti dhe është gjëja më normale”, nënvizoi Rama.

Prandaj, shtoi ai, unë kam qëndruar si shumica e grupit parlamentar dhe shumica e qeverisë në pozicionin as andej as këtej, as me idenë që të zbresim te 150 mijë lekë, sepse bie ndesh me një parimësi që e kemi vendosur që në fillim, por as me idenë të fillojmë të zerojmë mbi 300 mijë lekëshin.

“Sot jemi duke kaluar një për një të gjithë pikat e një buxheti dhe një pakete fiskale që ka lajme shumë pozitive për opinionin publik dhe për shumë aktorë dhe po ashtu edhe faktorë ekonomikë e socialë, rritje pagash në kategoritë kryesore që i kemi përmendur”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “u fol për librat që pas kaq shumë vitesh vijmë tek zbritja e TVSH për librin, shkojmë në 6% nga 20% që ishte”.

“Unë e kuptoj që dashamirësit e librit mund ta duan edhe nën zero , madje mund të duhet të paguajmë nga buxheti i shtetit këdo që lexon, mund të vijme edhe tek kjo kërkesë për të stimuluar librin kush lexon t’i japim edhe lekë, por sot për sot këtu jemi dhe këto janë mundësitë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “brenda mundësive që kemi krijuar ecim përpara për të bërë hapa të rëndësishëm dhe kjo është shumë themelore të nënvizohet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button