Politika

Paloka: Do të ketë përshkallëzim të protestës, LSI të mbajë qëndrim!

Opozita do të përshkallëzojë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga kryeministri Rama. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, duke folur për Ora News nga çadra para Kryeministrisë tha se do të përdoren të gjitha format për rrëzimin e kësaj qeverie. “Zgjedhje në 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë” tha ai.

Paloka gjithashtu kërkoi që edhe aleati i Ramës në qeverisje, LSI, të mbajë një qëndrim, është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Paloka: Kjo çadër është vetëm simboli i protestës sepse protesta e vërtetë, pjesmarrja e ditës së parë të protestës tregoi se shumica e shqiptarëve i janë bashkuar kësaj proteste që është e gjithë qytetarëve. Kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do kishte asnjë obsion tjetër përveç mbështetjes nga të gjthë. I vetmi që nuk e mbështet është Edi Rama dhe një pjesë e mazhorancës.Jemi në ditët e para të protestës, kemi paraqitur kërkesën tonë për zgjidhje, do kërkojmë deri në fund që të realizohet. Kërkesa është vetëm një, largimi i Edi Ramës, nuk ka asnjë obsion tjetër. kushtet tona për të krijuar kuadrin ligjor që zgjedhjet të konsiderohen të paktën të besueshme u refuzuan.Nëse zotëria do bëjë indiferentin dhe arrogantin dhe protesta do të ketë përshkallëzim të saj. Të gjitha format për largimin e kësaj qeverie. Shqipëria me 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do ketë zgjedhje. 

Skenar për demostrata

Të gjitha format do përdoren, protesta në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.Nuk ka më rëndësi sa do dalin në shesh, do dalin dyfishi ju garantoj. Por ishte mjaftueshëm edhe ata që dolën për të kuptuar se ku ka shkuar situata. Masiviteti i saj është sinjal për këdo. Zgjedhjet me këtë qeveri nuk do bëhen. Nuk bëhet fjalë që PD dhe opozita të bojkotojë zgjedhjet por nuk do ketë zgjedhje në Sqhipëri me këtë qeveri.

PD me sytë nga Meta

Nuk flasim për ndryshimet që mund të ndodhin në parlament, ato janë të mundshme, LSI mund të kuptojë që tashmë është përballë një zgjedhje, është e detyrueshme të mbajë një qëndrim. Edhe ajo parti duhet të vendosë është apo jo për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga Ministrat ka deklaruar qartzai se Rama po përgatitet të vjedhë jo vetëm votat e opozitës por dhe LSI.Por me rëndësi  për ne nuk është se çfarë do vendosin partitë e mazhorancës.

Vizita e Knut Fleckenstein

Faktori ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, keni parë reflektimin që ka pasur protesta e opozitës jo vetëm në mediat ndërkombëtare por dhe institucionet ndërkombëtare. Brukseli është i shqetësuar për vjedhjen e zgjedhjeve. Mbështetja e tyre do jetë shumë e rëndësishme për ne.

Pengesë për integrimin

Fatkeqësisht Edi Rama ka kaluar në neveri me këtë justifikimin e tij bajat. Sa herë shqiptarët dhe opozita i kapin me brekë nëpër këmbë kanë gjetur këtë batutë të neveritshme se kjo është një komplot për reformën në drejtësi. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk mund të jenë komplot. Nuk na bëjnë përshtyrpje këto deklarata që janë kthyer në neveri. Integrim të Shqipërisë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë dhe këtë e ka bërë të qartë pas shumë vitesh edhe BE.Kjo protestë është për integrimin e  Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button