🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,042 ▼ -1.73% ETH $2,060 ▼ -3.9% XRP $1.3184 ▼ -2.37% SOL $78.9400 ▼ -2.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Parashikoi fitoren e Trump, studiuesi francez: Faktori që çon në fitoren e Le Pen

Edhe pse shumica e sondazheve parashikojnë humbjen e Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ndikimi i disa faktorëve që nuk po merren në konsideratë nga sociologët mund të çojë të djathtën në fitore, mendon Serge Galam, fizikani francez që parashikoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Sipas tij për të vlerësuar siç duhet të dhënat e sondazheve nuk mund të injorohen faktorë kyç, si përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe, më e rëndësishmja, pjesëmarrja e mbështetësve të secilit kandidat.

Sipas disa vlerësimeve, abstenimi i votuesve mund të arrijë në 30%. Galam mendon se ky tregues mund të ketë një ndikim vendimtar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve të shënjuara nga një seri skandalesh.

“Zgjedhja e saj sa vjen e bëhet më e mundshme”, tha Galam që është edhe studiues në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

“Është një vizion shkencor i situatës: Për të fituar Le Pen i duhet një diferencë pjesëmarrjeje, mes votuesve të saj dhe atyre të rivalëve, rreth 20%”, shpjegon shkencëtari.

Galam konsideron se përfshirja e mbështetësve të rivalëve kryesorë të Le Pen, politikanit të qendrës  Emmanuel Macron dhe konservatorit François Fillon, mund të jetë më e ulët se sa pritej në këtë moment vendimtar. Përkundrazi, Marine Le Pen është në një pozicion më të mirë, pasi ndjekësit e saj janë më të motivuar për të votuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.