🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.59 ▲1.76%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +0.99% ETH $2,187 ▲ +0.19% XRP $1.3398 ▲ +0.54% SOL $83.2100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Parashikoi shpërbërjen e Bashkimin Sovjetik, tani flet për rënien e SHBA-së

Në vitin 2020 Shtetet e Bashkuara do të vuajnë një kolaps të përgjithshëm si rezultat i presidencës së Donald Trump, thotë sociologu norvegjez Johan Galtung.

Sipas gazetës “The Independent”, në të kaluarën disa nga parashikimet e Galtung, si shpërbërja e Bashkimit Sovjetik apo protestat e Sheshit Tiananmen, janë përmbushur.

Në vitin 2000 sociologu njoftoi se SHBA-të do të kolapsojnë në vitin 2025, por gjatë presidencës së George W. Bush parashikoi një rënie të vendit që në 2020-ën.

Tani Galtung konfirmon parashikimet e tij dhe siguron se mandati i Donald Trump  do të përshpejtojë rënien  e SHBA.

E përditshmja thotë se fitorja e republikanit në zgjedhjet presidenciale përkon me një nga fazat e fundit të kolapsit të  SHBA, që norvegjezi parashikoi në librin e tij ‘The Fall of the American Empire—and then What?” në të cilin parashikon “rritjen e fashizmit”.

Gazeta i lidh këto prognoza me premtimet e Trump në çështjet e emigracionit , veçanërisht për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.

“Rënia ka dy anë”, thotë Galtung. “Vendet e tjera nuk do të pranojnë të jenë aleatë të mirë dhe do të jetë vetë Amerika që do të vrasë, bombardojë nga lartësi të mëdha me dronë të udhëhequr nga kompjuterët nëpër zyra”, thotë norvegjezi.

Megjithatë, ai thekson se është ende shumë herët për të nxjerrë konkluzione mbi veprimet e mundshme të presidentit të sapozgjedhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.