🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,581 ▲0.08%
DOW 46,534 ▼0.07%
NASDAQ 21,854 ▲0.06%
NAFTA 109.96 ▲9.83%
ARI 4,698 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,796 ▼ -2.81% ETH $2,057 ▼ -3.43% XRP $1.2981 ▼ -4.16% SOL $78.8600 ▼ -5.49%
S&P 500 6,581 ▲0.08 % DOW 46,534 ▼0.07 % NASDAQ 21,854 ▲0.06 % NAFTA 109.96 ▲9.83 % ARI 4,698 ▼2.38 % S&P 500 6,581 ▲0.08 % DOW 46,534 ▼0.07 % NASDAQ 21,854 ▲0.06 % NAFTA 109.96 ▲9.83 % ARI 4,698 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Partia e Drashkoviç: Vuçiç të arrijë marrëveshje me Kosovën

Partia e Vuk Drashkoviç, Lëvizja e Përtëritjes Serbe (SPO), konsideron se konflikti i ngrirë në Kosovë është kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb dhe se kjo do të ishte ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, kryesia e partisë së Drashkoviç vlerëson se konflikti i ngrirë e lë Serbinë dhe popullin serb në një vullkan, e cili në çdo moment mund të shpërthejë.

“Konflikti ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Në këto çështje të interesave kombëtare dhe shtetërore arsyeja duhet të mbizotërojë mbi emocionet. Nuk duhet të na udhëheq injoranca, urrejtja, inati, pasioni, edhe sikur ajo ta na imponohet nga shumica. Vendimet duhet të merren mençuri, në përputhje me interesat afatgjata të Serbisë”, thuhet në deklaratë,.

Presidenca SPO ka deklaruar se me mos zgjidhjen e problemit të Kosovës mund të ndizen flakët e luftës, jo vetëm në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë.”

“Nëse tani nuk arrijmë marrëveshje [me Kosovën], e ngarkojmë popullin dhe vendin për shumë vite në të ardhmen, por edhe brezat e ardhshëm, edhe me rrezikun se një zgjidhje e mëvonshme të jetë shumë më e pafavorshme për neve”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se SPO mbështet angazhimin e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, që me ndihmën e BE-së, të arrijë një zgjidhje të përhershme për çështjen e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.