☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▼ -0.19% ETH $2,237 ▼ -0.24% XRP $1.1604 ▼ -1.69% SOL $89.4100 ▼ -1.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Rikthehet kampionati, në kërkim të golave të humbur

Skuadrat kryesore kanë vuajtur për të gjetur rrugën e rrjetës javët e fundit. Nga 5-shja e parë vetëm Partizani shënoi ndeshjen e fundit.

Kampionati i Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 30-të. Skuadrat kanë pasur kohë të rikuperojnë energjitë, ndonjë lojtar të dëmtuar dhe po ashtu të riparojnë diçka në problematikat e tyre, siç është shënimi i golit.

Skuadrat kryesore e presin javën e 30-të me shpresën për të gjetur golat e munguar. Nga 5 skuadrat e vendeve të para, në javën e 29-të Partizani ishte i vetmi që shënoi (2-2 ndaj Teutës).

Situata është më problematike në këtë drejtim për Vllazninë dhe Dinamon, që kanë 270 minuta pa gol. Shkodranët kryesues dhe blutë kryeqytetas e kanë pasur të vështirë të realizojnë gjatë tri ndeshjeve të fundit dhe për rrjedhojë edhe nuk kanë mundur të fitojnë.

Vllaznia regjistron dy barazime të bardha ndaj Dinamos dhe Egnatias, si dhe një humbje minimale në Vlorë ndaj Flamurtarit. Dinamo ndërkohë ka barazuar 0-0 në Shkodër dhe është mundur në fushën e vet 0-1 nga Teuta dhe 0-2 nga Partizani.

Pak a shumë në këtë situatë është edhe Egnatia, një tjetër skuadër e Final 4 që ka humbur kontaktin me golin, por në dy ndeshjet e fundit dhe jo në tre. Rrogozhinasit kanë barazuar 0-0 me Vllazninë në fushën e tyre dhe po me këtë rezultat në transfertë ndaj Elbasanit. Ky i fundit nuk ka shënuar vetëm në ndeshjen e fundit me Egnatian.

Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, rikthehet me shpresën për të rigjetur golat.

The post Abissnet Superiore në RTSH/ Rikthehet kampionati, në kërkim të golave të humbur appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.