☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,607 ▲1.21%
DOW 46,775 ▲0.94%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 100.09 ▼1.27%
ARI 4,813 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,992 ▲ +2.04% ETH $2,160 ▲ +3.3% XRP $1.3665 ▲ +2.67% SOL $86.3000 ▲ +4.86%
S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 % S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Partizani lë pikë ‘titulli’, Laçi merr fitoren e tretë radhazi

Një Partizan që gabon gjithnjë në ndeshjet që nuk duhet. Faza e dytë e kampionatit nis keq për të kuqtë, të cilët pas humbjes me Egnatian, pësojnë një tjetër disfatë ndaj Laçit me shifrat 1-0. Colella dorëzohet me një ndeshje shënjuar nga një gafë në murin mbrojtës të Partizanit që solli edhe golin në minutën e 13-të. Serxhio Ujka nga goditja e dënimit do të tregohej i saktë duke i dhënë besim kurbinasve se kjo ndeshje do ti përkiste atyre.

Mungesë vizioni, humbje kontrastesh dhe sulmuesit që binin shumë pak në kontakt me topin. Një impostim i tillë sigurisht që do ta pengonte Partizanin të fitonte ndaj një skuadre, që vetë Colella e kishte cilësuar agresive. Një pjesë e parë për t’u harruar për të kuqtë me raste të pakta, ku duhen përmendur vetëm tentativat e Atanaskoskit në minutën e 24-ët apo edhe të Hadroit në të 37-tën.

Colella kishte një skuadër të shuar në lojë që zëvendësimet nuk e ndezën dot. Në pjesën e dytë të kuqtë, u munduan të shënonin, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 64-të me Engjell Hotin.  Laçi ishte racional, i kujdesshëm dhe i duruar. Kurbinasit mund të kishin mbyllur fatet e takimit në të 78-tën, ku goditja kros e Spahiut mund të kishte përfunduar në rrjetë, por Rexhepi shfaqi reflekset e tij.

Duhet përmendur se kjo është fitorja e tretë radhazi për Laçin, me lojtarët që kanë filluar të kuptojnë filozofinë e Vukicevic. Kurbinasit shkojnë në vendin e 6-të në kuotën e 14 pikëve, ndërsa kjo humbje zbret nga kreu Partizanin që mbetet me 19 pikë në 11 javë kampionat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.