Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ai ka theksuar se një masë e tillë mund të merret shumë shpejt, duke thënë se ministritë kompetente do të jenë të gatshme.

Sipas Limajt, reciprociteti do të detyronte automjetet me targa të Serbisë që t’i ndërronin ato me targa të përkohshme, para se të hynin në territorin e Republikës së Kosovës.