Kosova

Pas tërheqjes së Vuçiq për shkak të presionit gjerman, Hashim Thaçi mbetet në mjegull

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që e ka marrë afër zemrës procesin negociator me Serbinë, aktualisht është në një pozicion të palakueshëm. Njeriu me të cilin synon të bëjë marrëveshje, Aleksandri, është tërhequr pak nga bisedimet me arsyetimin se askush nuk po i dëgjon propozimet e tij.

Aleksandar Vuçiq po taktizon pak me procesin e dialogut në Bruksel. Ai po shfaqet i hidhëruar pasi sipas njeriut më besnik të tij, Marko Gjuriq, askush në Perëndim nuk po i dëgjon propozimet e tij për Kosovën.

Duke  paralajmëruar që Vuçiq nuk do të shkojë në OKB, Gjuriq tha se Brukseli duhet të pres pak që Presidenti serb të udhëtojë atje. Ndërsa në OKB udhëti Kryeministrja e Serbisë.  Paraprakisht Vuçiq, në fillim të muajit, shkoi në Bruksel, por e bojkotoi takimin me Thaçin.

E në ndërkohë Presidenti i Serbisë, dërgoi mesazhe se ka alternativa tjera për partnerë në nivel botërorë, duke e pritur në Beograd Zëvendëspresidentin e Indisë, pastaj udhëtoi në Kinë, ku u prit nga Presidenti i këtij shteti, ndërsa sot u konfirmua edhe data e takimit Vuçiq –Putin. Shefi i shtetit serb do të udhëtojë në Moskë më 2 tetor.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërkaq ka udhëtuar në Nju Jork ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme e ku Kosova merr pjesë jozyrtarisht. Thaçi, përkundër zakonit të deritashëm ku pala kosovare udhëtonte për të siguruar ndonjë njohje, do të lobojë për “korrigjim kufijsh” pasi në një intervistë javën e kaluar tha se kjo është një “projekt shtetëror” i Kosovës. Mbetet të shihet nëse Presidenti do të vazhdojë agjendën donkishoteske për korrigjim kufiri tashmë kur Vuçiq si duket është tërhequr ngo kjo ide, pas kundërshtimit të fuqishëm gjerman kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, që nga diplomatët po cilësohet edhe si ide mesjetare.

Maja Kocijançiq zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë së shpejti pasi duhet të ruhet stabiliteti, por nuk ka treguar se kur mund të ndodhë kjo.

Në një takim të programuar kohë më parë, më 1 nëntor në Paris ku do të jetë edhe Hashim Thaçi, Vuçiq sipas të gjitha gjasave nuk do të mungojë pasi ftesa është bërë nga Emanuel Macron, Presidenti i Francës, e cila është një nga fuqitë europiane që është hapur për opsionin e ndryshimit të kufijve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button