Pas vizitës në Turqi, kryeministri Rama do të shkojë sot në Greqi, ku do të takohet me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Lajmin e kanë bërë me dije media greke, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin Rama, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur Parlamenti pritet të miratojë dekretin e presidentit për zgjerimin me 12 milje në Jon.
Ndërsa çështja e marrëveshjes për kufirin detar paraprakisht është vendosur që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.