☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.47 ▼1.65%
ARI 4,814 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,439 ▲ +0.67% ETH $2,153 ▲ +2.5% XRP $1.3533 ▲ +0.96% SOL $81.4800 ▼ -1.83%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.47 ▼1.65 % ARI 4,814 ▲0.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.47 ▼1.65 % ARI 4,814 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, Meta: Përpjekje të përbashkëta për anëtarësimin në BE

Presidenti Ilir Meta uroi sot Presidentin, Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Meta vlerësoi ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimin mes dy vendeve që, sipas tij, mbështeten në vizionet, interesat dhe perspektivën e përbashkët dypalëshe, rajonale, globale, europiane dhe euroatlantike.
“Miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shtrihet në të gjitha fushat dhe u shërben marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, interesave dhe të ardhmes së qytetarëve tanë”, tha ai.
Presidenti shprehu besimin se përpjekjet tona të përbashkëta dhe të vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve tona do t’i kapërcejnë me sukses sfidat, që ngadalësojnë e pengojnë arritjen e këtij qëllimi kaq të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve tanë, por edhe të rajonit.
“Jam i lumtur të vlerësoj se, e ardhmja e bashkëpunimit midis dy vendeve tona fqinje do të jetë e suksesshme falë edhe marrëdhënieve gjithnjë e më të mira ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Meta.
Po ashtu, Presidenti vlerësoi se komuniteti maqedonas në Shqipëri dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetës të shtet-formimit dhe të integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Europian, janë ura të shëndosha miqësie dhe vlera të patjetërsueshme që duhen ruajtur, mbështetur dhe promovuar me të gjitha energjitë tona pozitive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.