☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,701 ▼0.22%
DOW 46,838 ▼0.33%
NASDAQ 22,445 ▼0.15%
NAFTA 97.08 ▲1.62%
ARI 4,862 ▼2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,495 ▼ -1.8% ETH $2,242 ▼ -4% XRP $1.4730 ▼ -2.41% SOL $90.6900 ▼ -3.62%
S&P 500 6,701 ▼0.22 % DOW 46,838 ▼0.33 % NASDAQ 22,445 ▼0.15 % NAFTA 97.08 ▲1.62 % ARI 4,862 ▼2.92 % S&P 500 6,701 ▼0.22 % DOW 46,838 ▼0.33 % NASDAQ 22,445 ▼0.15 % NAFTA 97.08 ▲1.62 % ARI 4,862 ▼2.92 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

PD, Boçi: Rama shantazhon të rinjtë e ekselencës për anëtarësim në PS

Në një dalje përpara mediave nga selia e PD-së, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Rama se i konsideron shkollat publike në vend si organizata të partisë së tij, ndërkohë që të rinjtë e sistemit arsimor parauniversitar si të paditur, duke u kërkuar në mënyrë brutale anëtarësimin në PS përmes letrave shantazhuese dhe të paligjshme.

Letra të tilla, siç i konsideron Boçi, janë publikuar përmes një ekrani në sallën e konferencave për shtyp, duke identifikuar edhe studentët ndaj të cilëve janë dërguar për të marrë prej tyre “Po”-në e shpejtë të anëtarësimit, një delir prej sundimtari të rënduar në kokën e tij, siç shton ai.

Duke mbrojtur të rinjtë gjimnazistë me rezultate të shkëlqyera, për të cilët thotë se kanë arritur deri këtu me mund e me djersë, duke lexuar e studiuar, Boçi akuzon Ramën se u ka dalë para atyre dhe iu ka prerë rrugën, duke u kërkuar me pahir të bëhen pjesë e organizatës së tij të trafikantëve, tutorëve dhe hajdutëve.

“Ne u bëjmë thirrje të rinjve ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave këtë  përqeshje dhe shantazh të Edi Ramës. Liria e zgjedhjes në këtë vend është arritur me gjak e sakrifica, dhe nuk mund të preket nga askush. Më të mirët e bijve dhe bijave të Shqipërisë kanë tjetër kurs, atë të vlerave më të mira shqiptare dhe europiane të meritës, konkurrencës së ndershme dhe dinjitetit individual”, ka thënë deputeti Boçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.