Politika

PD, Bregu: Protesta, një dështim. Simpatizantët na kanë braktisur

Megjithëse ishte e pranishme në bulevard, për Majlinda Bregun, një nga zërat më kritikë brenda radhëve të opozitës, protesta e kësaj të shtune dështoi.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike flet për braktisje të simpatizantëve dhe për republikën imagjinare.
“Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm. PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot, sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon”, ka thënë Bregu në profilin e saj në Facebook.
Bregu thotë se Sali Berisha është një dhe nuk mund të përsëritet, as mund të kopjohet, duke bërë fajtor për situatën lidërshipin aktual të Partisë Demokratike.
“Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë. Por sot burra e gra që s’kanë ç’të ndajnë me njëri tjetrin më shumë se dëshirën e vullnetin e përbashkët dhe të patjetërsueshëm për të rindërtuar PD-në, është e udhës të mishërojnë në lidershipin e PD-së, shpirtin e atyre që erdhën në Bulevard për të shembur Republikën e vjetër dhe u kthyen duarbosh në varfërinë, braktisjen, harresën në të cilën jetojnë të përçmuar e dhunuar nga kjo qeveri e vjetër. Te cilën, po e rinojmë me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është”, ka thënë Bregu.
Sipas Bregut, pavarësisht fajit të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, ka vend për të protestuar kundër qeverisë dhe të keqes me të cilën ndeshen qytetarët çdo ditë

Related Articles

Comente

  1. Majlinda Bregu.Ti je shqipetare e vertete.Kopeja e sali berishes dhe lulezim bashes eshte turpi shqipetar.Shqipetaret e vertete duhet te mblidhen dhe te shpetojne shqipetret

  2. Zonja Bregu ashtu si ju, edhe ne shqiparo amarikanet ndoqem me vemendje, protesten e 13 Majit. U gezuam qe qytetaret e Tiranes, kryesisht intelegjenca, i braktisen thirjet e Bashes dhe Berishes. dhe e abbandonuan pjesmerjen.
    Me sa pam nga droni, pjesmerja ishte e ulet, bile tre her me e paket nga 18 SHkurti. Sikur te mos kishin ardhur disa qindra nga rrethet, qe u sigura trasporti dhe dreka falas, sic shkuhet ne shtyp,, Basha dote ish diskredituar dhe diten e djel, dote ja mathte per ne Holand.
    Ska se si te ndodh ndrshe kur miqt tan strategjik ndekombetar me ne krye SHBA, BE, Brukselin, qevrin GJermane, kan mbi nje vit qe materjalisht dhe me asistence profesjnale ne bashkepunim me qevrin shqiptaare, pregatiten rreformen ne drejtesi, keta bastard e sabotuan, me gjithfar ycklash, vetem e vetem te pengojn vettingun, nga i cili kan frik, per abuzimet e bera me ligjiet dhe perfitimet materjale, pushtet drejtesi.
    Kundershtimi dhe mospjesmarja ne zgjedhje, esht nje tjeter krim qe i behet demokracis mbas 27 vitesh. Duke patur frik nga humbja e sigurt ne zgjedhje , nxoren gjithfar preteksesh e teorish, cfar thon nje dit, sthone tjetern.
    Kjo praktik e shemtuar na kujtoi kohen e diktatorit Hoxha , qe u be armik me gjith shtetet perendimore, dhe lindore duke i quajtur armi, izolio vendin dhe nje dit populli skishte buke te hante.. Keshtu vepruan dhe u suallen me perfaqesusit e SHBA, BE,,, Brukselit, dhe Qeveris GJermane te Kancelares Merkel, te eturit per pushtet Berisha e
    Basha, duke i shar e fyer si te kooruptuar e te bler nga kryeministr i Rama. Ky esht qendrim armiqesor, fyes e poshterus per perfaqesusit e lart perendimor, qe meritojn ta ndjekin penalisht kete akuze.
    Per turpin e tyre edhe mbas gjith atyre leshimeve qe beri Rama, qe si ka ber askush ne bot, qe shumica ti bej pakices per te hyr ne zgjedhjet e 18 Qershorit , perseri ngulen kembe si mushka; Qeveri teknike dhe largimi i Rames, dy muaj para zgjedhjeve.
    Qytetaret tan, din te dallojn mir etjen per pushtet te Bashes dhe Berishes, prandaj, cdo dit e me teper, pamvarsisht demagogjis, mashtrimeve e premtimeve boshe dota abandonojn thirjet e cirjet e tyre, doti largohen te keqes qe pengon forcimin e demokracis, shtetit ligjor, zhvillimit te vendit, ritjes te mirqenjes dhe futjes te vendit tone ne familjen Evropjane dhe me 18 qershor dote shkojn ne kutit e votimit, per te votuar per alternativem me te mir, nder 15 partit politike qe jan regjistruae ne zgjedhje.
    Suksese bashkeatdhetareve tan ne zgjedhjet e 18 Qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button