☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,094 ▼ -0.07% ETH $2,138 ▲ +1.66% XRP $1.3480 ▲ +0.61% SOL $81.1200 ▼ -2.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Politika

PD mbledh komisionin e Ekonomisë: Rama tendera klientëve, ta hetojmë

bodeNë Partinë Demokratike është mbledhur sot komisioni i Ekonomisë paralel me atë të Kuvendit, pas bojkotit që opozita po i bën jetës parlamentare.

Ky komision ka marrë në shqyrtim ligjin për fondet publike që pritet të kalojë në Kuvend. Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi e kanë quajtur këtë ligj jo transparent.

“Ligji që votohet nesër në Kuvend për fondet publike nuk rrit konkurrencën dhe transparencën në tendera, përkundrazi kapet me probleme periferike të parëndësishme”, tha Bode.

Ndërsa sipas Bylykbashit, ky ligj zhbën transparencën për prokurimet elektronike. Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama se ndryshon ligjet për interesa klienteliste.

“Prokurimet publike janë duke u futur në kolaps, duke mos dhënë informacion, do kenë akses vetëm personat afër qeverisë. Kompanitë pranë qeverisë marrin kontrata me vlerën e plotë pa kursyer asnjë lekë nga xhepat e shqiptarëve. Qeveria Rama po zhbën prokurimet elektronike. Kjo është shmangie nga direktivat e BE. Kur ligji që ka përballë i bie ndesh, Rama o e ndryshon o nuk e zbaton”, tha Bylykbashi, ndërsa shtoi se kryeministri i bën këto ndryshime për interesa klienteliste.

Më tej ai kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh që të investigojnë për këtë çështje.

“Kjo që ndodh sot është e papranueshme dhe skandaloze. Të ngremë një grup ekspertësh për të investiguar këtë çështje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.