☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▼ -4.15% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4620 ▼ -3.92% SOL $90.2300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

PD me shoqatat e biznesit, diskutohet ligji për Dhomën e Tregtisë

Shoqatat e biznesit u takuan sot me grupin parlamentar të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi ligjin për Dhomën e Tregtisë, që detyron të gjitha bizneset, të mëdha apo të vogla, që të anëtarësohen në Dhomën Publike të Tregtisë.

Edmond Spaho, nënkryetari i PD-së, tha pas takimit se “klima e biznesit është mbytëse, ka represion nga organet tatimore e doganore”.

Rritje e pashpjegueshme e barrës fiskale vit për vit, që vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Ne i shpjeguam bizneseve se do të mbajmë premtimin e taksës së sheshtë dhe TVSh-së 15%. I shprehëm përfaqësuesve të botës së biznesit se për sugjerime të tjera të na i paraqesin dhe do të përpiqemi të ndërrojmë klimën ndaj biznesit, pasi biznesi është faktori numër 1 për hapjen e vendeve të punës”, deklaroi Spaho.

Ndërsa një nga përfaqësuesit e biznesit, deklaroi: “Kundërshtojmë anëtarësimin e detyrueshëm. Është ligj antikushtetues dhe një ligj që nuk ka përfshirë bizneset. Nuk detyrohet dot biznesi që të jetë anëtar i një dhome ku nuk merr asnjë shërbim dhe ku nuk përfaqësohet”.

Ligji detyron të gjitha bizneset, të mëdha apo të vogla, që të anëtarësohen në Dhomën Publike të Tregtisë dhe është nismë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mbështetet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas tij, anëtarësimi nënkupton që çdo biznes do të paguajë kuotën e detyrueshme vjetore për Dhomën, e cila do të vendoset nga Asambleja e këtij institucioni.

Ministria thotë se, ligji do të fuqizojë Dhomën Publike të Tregtisë dhe Industrisë, që sot, sipas saj, ndodhet në vështirësi financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.