🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,490 ▼ -2.81% ETH $2,040 ▼ -4.05% XRP $1.3104 ▼ -2.87% SOL $79.0900 ▼ -4.8%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Opinion

PD nëse nuk dëgjon elektoratin e vet por shkon pas Berishës deri në fund, do të zhduket

Spartak Ngjela

E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj – kjo është e vërteta politike e kësaj kohe.

Dhe ajo ka hyrë në një krizë të lidershipit të saj; të cilën e njeh shumë mirë studimi teorik i demokracisë perëndimore.

I.

Partia Demokratike nuk ka një lider drejtues të saj, sepse kryetari i vet aktual, Sali Berisha; është i papranueshëm për politikën amerikane dhe evropiane: ai është person nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.

Dhe këtu, politikisht, merr fund gjithçka.

Saliu po duket se qëndron me shpresën e gënjeshtrës që i thurin me rend të studiuar qarqe të ndryshme politike afër tij.

Por duhet që gjithkush ta kuptojë se, një gjyq me akuzë penale në SPAK, është e pamundur të fitohet.

Na duhet të theksojmë si fakt se SPAK- u deri tani nuk ka filluar asnjë çështje penale; nese ai nuk ka pasur një akuzë të plotësuar juridikisht saktë, me anë të provave që i qëndrojnë të vërtetës.

Por ndërkohë…

Na duhet të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet në Partinë Demokratike; sepse dobësimi i saj e ka dëmtuar shumë demokracinë në Shqipëri.

II.

Në historinë e demokracisë perëndimore, të gjitha partitë, të cilat nuk kanë respektuar vullnetin që u ka treguar elektorati i tyre në një betejën politike që kanë humbur – kanë shkuar drejt shpërbërjes së tyre të plotë. Dhe duhet theksuar se këto parti i ka çuar drejt kësaj rruge pushteti absolut i një lideri që ka qenë i mbërthyer në absolutizmin e tij irracional ose dhe absurd.

Por ka edhe një rregull të brendshëm në demokracinë perëndimore që thotë se: kur një parti që ka pretenduar të fitojë zgjedhjet dhe i ka humbur thellë ato; por më pas ka ndërruar lidershipin e partisë me një kryetar të ri dhe me një grup politikanësh elokuentë dhe me karizëm; është kthyer në pushtet edhe pas 15 ose 20 vitesh, e larguar prej tij.

III.

Ja, kjo është e vërteta e politikës moderne që quhet me një koncept: Demokraci.

Atëhere?

Nese e pranon dhe e zbaton edhe Partia Demokratike këte skemë, edhe politika shqiptare, në funksion të pushtetit politik, merr një ngjyrim të ri në konceptimin dhe në qeverisjen e vendit.

Por, të gjitha ato parti në Perëndim, të cilat gjatë demokracisë kanë qenë të pushtuara nga autoriteti arbitrar i një lideri absolut; por të papranueshëm për opinionin publik; e ardhmja e afërt këto parti politike i ka kaluar në shpërbërje.

Kjo ndodh sepse humbja e humbjes në vijim në zgjedhjet parlamentare, e sjell një parti politike në stadin që ajo të ketë nevojë të domosdoshme të rikrijojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, lidershipin e ri politik të saj.

Kjo tashmë është aksiomë e filozofisë së politikës moderne në të gjithë demokracinë perëndimore.

Dhe kjo duhet të funksionojë edhe në Shqipëri, sepse ky është parimi i një doktrine polotike të provuar tashmë nga demokracia evropiane, shpesh e më shpesh, në historinë e demokracisë…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.