🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.09 ▼2.57%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,213 ▼ -1.34% ETH $2,138 ▼ -2.81% XRP $1.4495 ▼ -0.77% SOL $89.0400 ▼ -1.32%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Paratë e energjisë shkojnë në xhepat e qeveritarëve

Partia Demokratike, nëpërmjet anëtares së Këshillit Kombëtar të saj, Ina Zhupës, deklaroi se “ndërkohë që shqiptarët janë të detyruar të paguajnë një çmim më të lartë energjie, OSHEE për vitin 2015 ka shpërndarë prokurime në kundërshtim të hapur me procedurat ligjore”.

“Për t’i shërbyer sa më mirë mazhorancës, OSHEE-ja ka kryer 26 herë procedura tenderuese për ruajtjen me roje private të vetëm 9 objekteve rajonale në gjithë vendin. Në këtë mënyrë, ajo ka shpërblyer 4 persona me lidhje politike me mazhorancën, duke i dhënë Rigers Balilit (Kryetarit të Bashkisë Delvinë, LSI), Hysni Myrtajt (anëtar i këshillit bashkiak Fier, LSI), Lavdrim Gjicit (vëllait të Safet Gjicit, kandidat për kryetar Bashkie në Kamez i PS) si dhe Paulin Ndreut (vëllait të deputetit socialist Pjerin Ndreu) 477 milion lekë tendera”, deklaroi Zhupa.

“Nga njëra anë burgos qytetarët së nuk kanë mundësi të paguajnë 2 mijë lekë energji elektrike e nga ana tjetër OSHEE-ja ka përsëritur mbi 19 procedura tenderuese për shoqërimin e vlerave monetare, në kundërshtim të plotë me ligjin, vetëm e vetëm për t’i dhuruar kompanive të miqve e të deputetëve rreth 80 milion lekë pa tvsh tendera”, shtoi Zhupa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.