☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

PD: Rama vë në krye të antidrogës në Lezhë, personin që falsifikoi zgjedhjet më 23 qershor

Arben_Ristani16shtatorPartia Demokratike ka vijuar me denoncimin e personave të inkriminuar në administratyë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Arben Ristani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë në komisioner të PS, që sipas tij, përmes manipulimeve solli partinë në pushtet dhe për këtë është nën procedim penal.

Deklarata e plotë e PD

Dy zhvillime ka sot me rendin në vend.

Pasiguri, shpërthime të njëpasnjëshme të tritolit, dhe vrasje thuajse cdo ditë.

Paralelisht, kemi rritje të paligjshmërisë dhe inkriminim të Policisë së Shtetit.

Gjergj Doda është nën procedim penal, dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve.

Ky është një lajm që e kanë pasqyruar të gjitha mediat dhe lehtësisht I verifikueshëm.

Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia.

Ndaj, Partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën, që Doda ishte në procedim penal.

Nëse falsifikimi, manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve është për Edi Ramën një dekoratë që ua njeh komisionerëve të tij në Policinë e Shtetit, ne kemi sot një pyetje për Kryeministrin.

A ka caktuar ai komisioner në Lezhë, një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri?

Dhe më pas, a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si shef të anti-drogës në Lezhë?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.