🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,884 ▲ +1.01% ETH $2,541 ▲ +1.16% XRP $1.4124 ▲ +0.65% SOL $111.9400 ▲ +1.49%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Opinion

Për ata, që nuk e kuptuan kurrë Edi Ramën

Nga Artur Ajazi

Kur erdhi kryeministër në 2013, pas fitores së zgjedhjeve me mbi 1 milion vota, kishte akoma nga ata që nuk e kuptonin kurrë Edi Ramën. Nuk kuptonin fjalët, ironitë, premtimet, sarkazmën, dhe momentin kur Edi e kishte seriozisht dhe kur ai zbavitej.

Duke qenë artist i lindur, dhe njeri mëndjehapur qysh në adoleshencë, Edi Rama nuk mund të ishte njëlloj, si druvari, fshatari, muratori, fermeri, apo dhe intelektuali që zanatin dhe shkollën e kishte marrë me bodec. Edi ishte dhe kishte lindur të ishte i lirë. Ashtu e mendonte, dhe ashtu e bënte, ndaj dhe dallohej qysh në rini nga të tjerët. Duke qenë tip “ekspresiv”, shumë i zgjuar dhe i lexuar, Edi Rama ka aspiruar të jetë gjithmonë i dallueshëm mbi të tjerët.

Fatos Nano, paska qenë “i bekuar” ditën që vendosi ta merrte nga Franca, ta bënte ministër, pastaj kryetar bashkie, derisa arriti të bëhej kryeministri më karizmatik i Shqipërisë prej 2013. Ata që e njihnin prej kohës kur ishte kryetar bashkie thanë se “o do ta bëjë ky këtë vend, o nuk bëhet kurrë”. Dhe mos harroni se, kur erdhi kryeministër, gjeti pocaqi në çdo cep të kryeministrisë, gjeti pocaqi në çdo lagje të Tiranës dhe qyteteve të vendit. Një miku i tij, tregoi se “një ditë ngriti duart lart, zuri kokën me duar, dhe tha “tani nis beteja ime”. Dhe ishte e vërtetë.

Të gjithë i kujtojnë ditët e para të tij si kryeminister, kur fadromat rrafshuan objektet e “të fortëve” duke nisur nga Ekonomiku, Xhamlliku, dhe përfunduan cep më cep Tiranës. Pastaj u hyri qyteteve, lagjeve, fshatrave. Pastaj nisi me furi investimet. Ndryshuan qendrat e qyteteve, që ishin katandisur si qendra katundesh. Nisën investimet, nisën rrugët, autostradat, përfunduan rrugët e lëna rrugëve të Sali Berishës. U goditën kioskat që mbanin logot e “universiteteve” dhe që mbushën dynjanë me diploma fallco. U goditën “merimangat” në tatime, dogana, ku nuk i prekte prej vitesh askush. U godit grupazhi korruptiv në polici, që kishte kthyer drejtuesit e policisë Shtetit në banditë dhe milionerë.

Askush nuk po e kuptonte nga pala kundërshtare se, “çfarë po bënte ky njeri”. Saliu dhe argati i tij Luli, bënin përpjekje dështake për ta sabotuar, për ta penguar, por në fakt futën në zallamahi partinë e tyre. Edi Rama, nisi ti imponohet me delikatesë krerëve europianë, duke u dhënë të kuptuar atyre se “me mua jeni të barabartë, mes të barabartëve”. Në tryeza Rajonale dhe Europiane, kryeministri i Shqipërisë, kishte vend nderi.

Ky vend kishte nisur të kishte ZOT. Komshinjve u bëri të qartë se “me mua do të kini marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme, në rast se respektoni të drejtat e çdo shqiptari që jeton në trojet e veta”. Greqisë i “vuri kufirin te thana”, kurse Serbinë e bëri të këndojë Himnin e Shqipërisë mes Beogradit. Sot Edi Rama mbetet idhull i shumicës së drejtuesve politikë të Bashkimit Europianë.

Procesi anëtarësimit ka nisur, dhe ka gjasa të bitiset brenda 2029. Kjo jo me llafe, por me deklarata zyrtare të shefave të BE-së. Dhe sërish ka akoma shqiptarë edhe sot, që nuk e kuptojnë Edin. E quajnë “dru të shtrembër”, e etiketojnë dhe ofendojnë, dhe fatkeqësisht gjithë këta që veprojnë kështu, janë pjesa më vulgare e një partie në rënie, e një force politike të kthyer në çiflik, të një njeriu që u plak, dhe nuk hoqi dorë nga misioni i tij antishqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.