🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,922 ▲ +0.95% ETH $2,543 ▲ +1.38% XRP $1.4186 ▲ +1.03% SOL $112.3600 ▲ +2.14%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Opinion

Babale 2.0: Horoskopi televiziv i atentateve

Nga Ylli Pata

Revolucion është sllogani që përdoret rëndom në protestat e flamingove që prej kohës kur revolucioni ishte perceptim.

Megjithatë kjo frazë nuk se është një risi në fjalorin publik shqiptar; jo vetëm përdoret shumë, por të themi të drejtën keqpërdoret.

Revolucioni nuk është as linear e as nuk është i metruar, megjithatë është gjë serioze. Revolucion quhet edhe ai francezi i Robersperre, edhe ai Amerikani i George Washingon-it si dhe ai Bolshevik i Leninit, Trockit dhe Stalinit.

Por Revolucione ishin edhe ato të Fidelit e Che Guevara-s, e shokëve të tyre latinos. Revolucioni në thelb është një luftë e pastër e qartë e kundërshtarëve politikë me mjete jo politike.

Megjithatë, polititologët fjalën revolucion e kanë argumentuar që mund të vijë edhe pa dhunë, pa të vrarë, pa bomba, qoftë edhe pa ndryshime politike.

Revolucioni i madh i 1968 në Europë i shekullit të kaluar është aq i rëndësishëm pasi ka ndryshuar botën Perëndimore.

Aborti, divorci, marrëdhënia e lirë njerëzore dhe filozofia që nuk kufizon dëshirën ka ndryshuar Perëndimin e shekullit të 20. Revolucion që shpërtheu më pas imagjinatën, krijimtarinë; letrare, kinematografike, artet pamore, teknologjinë më shumë nga të gjitha.

Revolucionare është Mira Murati që i ka dhënë mundësinë miliona njerëzve që të përdorin teknologjinë për të materializuar një ide që kanë. Natyrisht u ka dhënë mundësi edhe atyre që nuk kanë ide që të tregohen në publikë se janë të zot, por, i ka zbuluar hapur keqpërdoruesit.

Revolucioni si koncept nuk është thjesht një ndryshim qeverie, edhe pse revolucionarët duan ta bëjnë atë. Ndryshimi i një qeverie, në rastin tonë të asaj të Edi Ramës nuk është mundësi fakultative. Duhet ta rrëzosh me votë.

Megjithatë, ditët e fundit në flamingot qëndrestarë po rritet ideja e rrethimit, rrëzimit, eliminimit, me një fjalë dhunës. Këto teza thuhen në mikrofonin e protestës, por edhe në panelët e darkës nga analistë që dikur kanë qenë oficerë apo edhe zyrtarë të mazhorancës aktuale.

Një person normal që i dëgjon, pa pasur qasje në çmendurinë tonë të kanaleve e portaleve mund të ngrejë pyetjen: Po në një vend tjetër, ai që e thotë do të shkonte në ndjekje penale?

Në fakt është ashtu. Në asnjë vend të Europës nuk ka një personazh publik a politik që thotë do të eliminojmë kryeministrin. Merret në ndjekje penale. Po përse atëherë kjo thuhet e nuk ka asnjë veprim? Gjasat janë që jemi në Babale 2.0, ku shantazhi është kthyer në personazh, ku personazhi ofrohet si kamikaz për të negociuar më pas statusin e tij, që në fund të fundit është mëditje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.