🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,868 ▲ +1% ETH $2,540 ▲ +1.14% XRP $1.4121 ▲ +0.66% SOL $111.9000 ▲ +1.44%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

E Majta: Mickoski krenohet me statistika ekonomike, por familjet po përballen me çmime gjithnjë e më të larta

Partia E Majta, përmes një njoftimi kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski për theksimin e rritjes së BPV prej 4,3 për qind, duke vlerësuar se treguesit ekonomikë të paraqitur nga Qeveria nuk pasqyrojnë gjendjen reale me të cilën përballen qytetarët.

Nga partia theksojnë se ndërsa kryeministri flet për rritje statistikore, familjet përballen me shpenzime gjithnjë e më të larta për ushqim dhe produkte bazë. Sipas tyre, vetë rritja e BPV nuk është tregues i mjaftueshëm për standardin e jetesës, pasi nuk tregon shpërndarjen e pasurisë së krijuar, as nëse qytetarët kanë të ardhura më të larta, shërbime publike më të mira dhe kosto më të ulët të jetesës.

E Majta vlerëson se një pjesë e madhe e fitimit të kompanive të huaja nxirret jashtë vendit, ndërsa aktiviteti ekonomik mbahet gjallë përmes huamarrjeve të reja. Ata e cilësojnë manipulativ paraqitjen e rritjes së BPV pa një pasqyrë më të gjerë të gjendjes ekonomike.

Kritika u drejtuan edhe ndaj mënyrës së prezantimit të të dhënave për industri, ku si shembull i përparimit nxirret industria përpunuese, ndërsa neglizhohen problemet në sektorë të tjerë të rëndësishëm, si energjetika.

Partia kundërshton pretendimin për “rritje galopante”, duke theksuar se shteti vazhdon të huazohet për të shlyer detyrimet e mëparshme.

“Maqedonia sot huazohet për të kthyer borxhet e mëparshme – merren kredi të reja dhe euroobligacione për të shërbyer detyrimet e vjetra”, thuhet në reagimin e Të Majtës.

Sipas tyre, ekonomi e qëndrueshme nuk mund të mbështetet në huamarrje të reja për shlyerjen e borxheve të vjetra. Si parakushte për zhvillim ekonomik përmendin investimet publike produktive, prodhimin vendor dhe ndërmarrjet publike efikase.

E Majta si tregues shtesë për gjendjen ekonomike veçon strukturën e konsumit të familjeve, duke theksuar se pjesa më e madhe e të ardhurave shpenzohet për ushqim dhe produkte bazë, gjë që tregon se rritja ekonomike nuk po shndërrohet në standard më të mirë jetese.

“Suksesi ekonomik nuk matet sipas sa bukur kryeministri do ta paraqesë statistiken në konferencë për shtyp, por sipas faktit nëse qytetarët jetojnë më mirë”, përfundon kumtesa e partisë E Majta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.