🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,863 ▼ -0.22% ETH $2,363 ▼ -0.89% XRP $1.3106 ▲ +1.35% SOL $102.4000 ▼ -0.31%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin dhe ministrat, Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron korrupsio

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për heqjen e plotë të imunitetit për Kryeministrin dhe ministrat. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar duke paralelizuar situatën në shtetin fqinj me atë në Shqipëri në këtë aspekt.

Duke hequr paralele me zhvillimet në Tiranë, Bardhi denoncoi se qeveria shqiptare ka ndjekur rrugën e kundërt.

Ai solli në vëmendje se kur SPAK kërkoi pezullimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Edi Rama propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për t’i hequr mundësinë drejtësisë që të pezullojë funksionarët e lartë.

Sipas Bardhit, mbrojtja politike dhe refuzimi i mazhorancës për t’i hequr imunitetin Ballukut kanë dëmtuar procesin e integrimit, duke nxitur vendosjen e kushteve të reja nga Brukseli.

Kreu i grupit të PD-së nënvizoi se diferenca mes dy vendeve qëndron te vullneti politik për të luftuar korrupsionin.

“Dallimi mes Kryeministrit të Europës në Mal të Zi dhe Kryeministrit të Korrupsionit në Shqipëri është si dita me natën. Njëri i jep çdo liri drejtësisë, tjetri i vendos pengesa ligjore. Shqipëria nuk ka pse të mbahet peng nga halli personal i Edi Ramës. Interesi i vendit është të ecë përpara, ndaj ai duhet të largohet,” përfundoi Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.