🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,112 ▲ +0.57% ETH $2,050 ▲ +0.05% XRP $1.3102 ▼ -0.8% SOL $80.0700 ▲ +0.91%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Përfundon takimi i Albin Kurtit me Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron, i dërguari i BE-së: Patëm një bisedë të thellë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron. I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nuk dha detaje pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit që Lajçaku mbajti së bashku me këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, ai tha se patën një diskutim të rëndësishëm me Kurtin.

“Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm. Besoj e kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse do të kemi diskutim të njëjtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, tha Lajçak.

Zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate e ka komentuar takimin e Kurtit me diplomatët duke thënë se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në “një dialog parimor dhe të përgatitur mire”.“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë.

Qëllimi i vizitës së diplomatëve evropianë është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Pas qëndrimit në Kosovë, Lajçak dhe dy këshilltarët evropianë do të vizitojnë Beogradin, ku do të takohen me presidentin e Serbisë, Vuçiç.
Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.