Kosova

Përgjigjet e prokurorit Williamson në pyetjet e gazetarëve

Baza Ligjore që funksionon Task Forca dhe që ka zhvilluar hetimet del nga mandati ekzekutiv nga Misioni i BE për Sundimin e Ligjit në Kosovës, prandaj janë prokurorët që kanë vepruar në kuadër të ombrellës së këtij autoriteti për kompetenca ekzekutive. Gjykata e cila do të themelohet do ta ketë statutin e vet, dhe rregullat e punës, gjithashtu sipas ligjit të Kosovës, por se në fakt do të inkorporojë edhe ligjet humanitare të cilat kanë qenë të zbatueshme në vitin 1999, por do të kompletohet vetëm atëherë kur në fakt do të jetë funksionale tërësisht. Gjykata si e tillë do të jetë e themeluar asisoj që do të mund të përcjellë veprime në Kosovë, por edhe të Bashkimit Evropian do të ketë staf, të cilët janë kryesisht ekspertët ndërkombëtarë, zyrtarë ligjorë, hetues, prokurorë, dhe staf të tjerë, të përfshirë këtu edhe gjyqtarë ndërkombëtarë. Ka pasë negociata të shumta me shtete të caktuara të cilat deri më tani kanë dhënë indikacione se janë të gatshme që të jenë nikoqire e kësaj gjykate edhe pse këto negociata mekëto shtete po vazhdojnë dhe nuk mund të jap detaje të tjera për selinë e kësaj gjykate

prokurori

Juridiksioni i Tribunalit të Hagës ka qenë i kufizuar për krimet e kryera gjatë konfliktit, dhe kjo ka qenë ndryshe përfshirë këtu edhe Tribunalin Ndërkombëtar për krime në Ruandë, e cila ishte themeluar pas Hagës. Pas asaj kur ato merreshin me krime në ish-Jugosllavi, porse juridiksioni i Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka qenë i kufizuar në këtë aspekt. Prej në qershor 1999 kur është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës dhe kur Forcat Serbe janë larguar nga Kosova ka përfunduar faktikisht konflikti dhe që atëherë, Tribunali i Hagës nuk ka mundur t’i ndjekë këto raste dhe kjo është arsyeja, siç edhe e thashë, ka pasur një zbraztësi juridiksioni që ne jemi munduar që ta plotësojmë. Ju në fakt nuk keni pyetur për mënyra specifike, por le të ju paraprijë, Gjykata ndërkombëtare gjithashtu është tërhequr nga marrja e rasteve të reja të vitit 2 mijë është se në fakt këto janë raste që kanë ndodhur të asaj periudhe.

Në vazhdim po japim pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet prokurorit Williamson, sipas KosovaPressit.

-Cili është statusi i kësaj aktakuze a janë këto aktakuza potenciale apo janë bërë, janë realizuar, dhe çfarë ndodhë prej këtij momenti sot, dhe deri në momentin kur të themelohet dhe të finalizohet Gjykata?

-Sa i përket trafikimit me qenie njerëzore a e kuptuam drejtë që ju nuk e përjashtoni se një pikë apo një aktakuzë për një rast të tillë mbase do të mund të ngritet në ndërkohë?

Për sa i përket aktakuzës, puna për aktakuzë të trajtimit është në vazhdim, ne nuk do të mund të jemi në pozicion të dorëzojmë një aktakuzë përderisa nuk e kemi Gjykatën, por se mendoj se koha më e duhur që kjo do të ndodhëështë mbase viti i ardhshëm dhe do të ketë hetime që do të vazhdojnë prej sot deri në atë ditë, mbase shumë gjëra edhe mund të ndryshojnë, por se me hetime mendoj se rasti do të fuqizohet ne do të gjejmë dëshmitarë, do të vazhdojmë të mbledhim dëshmi, por ajo që do të mund të përfshihet në aktakuzë, sot, mbase mund të sjellë ndryshime substanciale nga sot deri në momentin kur t’i kemi mekanizmat përfshirë këtu edhe Gjykatën. Siç edhe e thashë është një proces në zhvillim e sipër, sa i përket pyetjes për trafikim organesh nuk e përjashtoj mundësinë e përfshirjes së kësaj pike në aktakuzë. Ajo çka unë po them është se në çfarë fazë jemi deri më tani. Kemi fokus në këtë pikë dhe do ta kemi fokusin edhe gjatë muajve të ardhshme. Mendoj se nëse gjejmë dëshmi mbase edhe kjo pikë do të jetë pjesë e aktakuzës.

Të qëndrojmë tek kjo temë. Ju thatë se keni një grusht dëshmish, pak dëshmi për këto, një numër të vogël, a mund të na thoni sa është ai grusht, pesë, apo sa raste janë në atë grusht për çka po flisni ju konkretisht, a mund të jeni më specifik ?

Siç e thashë, mendoj kur themi një grusht, mund të jetë dhjetë, mendoj mbas më pak se dhjetë, një numër më i vogël se dhjetë. E kam diskutuar edhe me Dick Marty, mendoj se informacioni që ne e kemi është në përputhje me atë se çfarë edhe ai kishte mundur të mbledhë si dëshmi, kështu që mendoj se kaq është përafërsisht numri, dhe siç e thash në drejtim timin ka pasur të tillë të cilët kanë thënë se çdo serb që është vrarë apo që është zhdukur mbase kanë qenë viktimë e trafikimit dhe deri më sot nuk ka një informacion të tillë që mbështetë një pohim sikur kjo të këtij niveli. Dic Marty ka bërë disa lidhje, por unë atë pikë të tij dua ta fuqizoj tani, sepse mendoj se kjo shkakton stres tek shumë familje të atyre të cilët mungojnë sepse në fakt në takimet që kam pasur me familjarët e këtyre viktimave kanë qenë shumë afektuese, të cilët akoma mendojnë se çdo kush i cili ende është i pagjetur në familjen e tyre mund të ketë qenë viktimë e nxjerrjes së organeve, por kjo nuk është ashtu, kjo ka qenë e nivelit shumë të kufizuar, shumë i vogël dhe se zmadhimet, zgjerimet e këtij numri nuk i shërbejnë asnjë qëllimi.

Ju sapo thatë që keni pasur kontakte me Dick Marty. Dick Marty kur po fliste në ato pika, tash është në pension, ai thoshte se nuk i beson EULEX-it, se nuk ka një ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, por na tregoni ju si keni dalë mbanë që të siguroni këtë parakusht të punës për orientimet e juaja që ju të keni një mbrojtje të mirëfilltë të dëshmitarëve, se kemi disa raste kur EULEX-i ka mbrojtur disa dëshmitarë dhe ata pastaj u gjetën të vdekur, në Gjermani për shembull rasti?

Senator Marty ka shprehur shqetësime posaçërisht pasi kishte bërë publik raportin e tij për kapacitetin e EULEX-it për t’i filluar këto hetime. Dhe mënyra se si unë u kyça në këtë proces ishte që të ndihmoj pikërisht këto diskutime, të krijoj një peizazh operativ dhe strukturor për të zhvilluar hetime të suksesshme, dhe natyrisht unë kam punuar me senatorin Marty aso kohe, por edhe me Bashkimin Evropian që të gjejmë një përqasje e cila do të ishte e pranueshme për secilin dhe ne kemi menduar se kjo do të funksiononte. Kështu që ajo çfarë bëmë, është se ne sollëm në një vend disa standarde disa standarde mbrojtëse që na mundësojnë zhvillimin e këtyre hetimeve, shumica e tyre ishin të vendosura në Bruksel, por jo në Kosovë. Por se masa të tjera, të shumta që janë ndërmarrë për të mbrojtur integritetin e procesit natyrisht po flas për shumë gjëra që nuk mund t’i them haptas publikisht këtu, por mund t’ju them se senator Marty ka qenë i pajtimit më në fund se ne kemi gjetur një përqasje dhe neve na ka mbështetur që atëherë. Kam qenë në kontakte në mënyrë të rregullt, gjatë zhvillimit të tërë këtij procesi, dhe unë e kam lavdëruar atë për punën e vetë, dhe ai na ka lavdëruar për punën tonë, dhe ai na ka ofruar ndihmën edhe sa herë që e kam kërkuar, por se ai ka qenë gjithashtu i përmbajtur në mbrojtjen e pavarësisë së procesit që ne po zhvillonim, dhe të mos ndërhynte gjatë ditëve të fundit, në të gjeturat që unë do t’i bëja publike dhe në fakt unë kam rishqyrtuar tek të dhënat që kemi gjetur dhe mendoj se ai pajtohet me fazën ku kemi arritur, dhe se atë se për çfarë ne mund të ngritnim aktakuzë, dhe për çfarë ne nuk mund të ngremë aktakuzë.

-A mund të na thoni se janë disa njerëz në listën tuaj mbase disa politikanë aktiv?

Unë nuk do të doja të jem më specifik se që kam qenë deri më tani. Por, do të ju them se individët kanë qenë aso kohe në menaxhment të lartë të UÇK-së përtej kësaj nuk mund të dal, të ju them diçka tjetër.

Për sa raste mund të flasim për këtë aktakuzë, kur ju siç thoni, do ta keni funksional Gjykatën, gjithashtu cili është niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë?

Për momentin mund të presim vetëm një aktakuzë që përfshinë një numër të caktuar individësh.

Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë ka qenë bashkëpunim i mirë. Ne kemi kërkuar Qeverisë që t’i kontribuojë këtij procesi, dhe aso kohe kryeministri Berisha ka qenë shumë bashkëpunues, dhe ne mundëm që ne të arrijmë edhe tek parlamenti shqiptar përmes mbështetjes nga Qeveria, dhe kemi bërë një ligj për bashkëpunimin, i cili ligj ja ka dhënë mundësinë kësaj Task Force që të veprojë në Shqipëri njësoj siç po vepronte në ish-Jugosllavi, kjo ka qenë thelbësore dhe që atëherëbashkëpunimi me Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e rajonit ka qenë shumë i mirë, dhe nuk kam asnjë arsye të mendoj se kjo do të ndryshojë.

Sa i përket paraardhësit tim, Bashkimi Evropian ka kërkuar nominimet nga shtetet anëtare por edhe shtetet tjera kontribuuese përfshirë edhe Zvicrën, Norvegjinë dhe Turqinë, mbase përzgjedhja do të bëhet gjatë muajve në vijim, në ndërkohë, zëvendësi im, Ki Jongit, i cili ka qenë me ne që nga fillimi, do të jetë ushtrues detyre i kryeprokurorit të Task Forcës dhe shpresoj se do ta përcjellë vazhdimësinë dhe se hetimet do të kenë progresin e tyre.

Sa i përket asaj deri në dhjetë raste të nxjerrjes së organeve. Në hetimet e juaja a ka qenë gjithashtu e qartë si është zhvilluar, a është zhvilluar nga individ të caktuar të UÇK-së, a mund të na jepni informacione për këtë?

Nuk jam i gatshëm që të hyjë në detaje si këto, jo deri në këtë pikë. Siç e thashë sot deklaratën time, mendoj se është një situatë e pa parë, që ne të bëjmë njëdeklaratë mbi të gjeturat. Ne i japim këto informacione kryesisht kur të ngritet aktakuza, por jemi në një situatë tejet unike, ne jemi një subjekt hetimor i cili ka qenë i mandatar për këto hetime, por deri më tani nuk kemi një Gjykatë për të adresuar këtë aktakuzë, prandaj përpara se të dorëzoj detyrën, mbase ka qenë obligimi im të flas për statusin e hetimeve, pro mund të them gjithashtu se jam i kufizuar për të folur për detajet e hetimeve, posaçërisht për këto procese të cilat akoma janë duke u zhvilluar. Mendoj se të gjeturat tona kanë qenë konsistente me atë se çfarë kishte pasur edhe raporti i Marty.

-A është dikush nga Grupi Drenica, siç Marty e thotë se ata janë të implikuar mbase janë të implikuar në hetimin që keni zhvilluar, a ka ndonjë rezultat?

Unë nuk do të hyjë në specifika për të folur për individ, siç edhe e thashë të gjeturat tona janë konsistente, në përputhshmëri me atë se çfarë është thënë në raportin e Dick Marty dhe se ata kanë qenë pjesë e menaxhmentit të lartë të strukturës së UÇK-së dhe lidhjeve të kanë ekzistuar asokohe, por nuk jam në pozicion për të thënë diçka më tutje.

Çfarë mund të na thoni për natyrën e pengesave, kërcënimeve, frikësimeve, që ua janë raportuar juve?

Mbase do të jem i kufizuar edhe në këto rrethana që dua t’i përshkruaj, nuk dua t’i identifikoj dëshmitarët sepse duke i përshkruar praktikat ndaj tyre, do të mund të konfirmoj këtë se nëse dikush është dëshmitarë apo s’është dëshmitarë. Por fatkeqësisht, them se kjo është fushë që duhet të jem shumë i vëmendshëm për këtë që po flas tani. Është e drejtë të thuhet se ka indikacione të fuqishme se ka pasur përpjekje për të arritur për të ndikuar dhe kërcënuar individ të caktuar që janë dëshmitarë, apo të cilët janë dëshmitarë potencial për këtë rast, përfshirë këtu individ që nuk kanë folur me ne por që të tjerët mendojnë se kanë informacione të cilat do të mund të ishin relevante për ta dhe janë munduar që të ndërpresin bashkëpunimin me ne.

Po flitet edhe për krimet të cilat janë kryer në Shqipëri, ndërkohë që ju thoni se me Shqipërinë keni bashkëpunuar, raporti i Dick Marty thotë kështu. Na thoni nëse ka dëshmi për atëçfarë ka parashtruar vetë raporti i Dick Marty sa i përket krimeve brenda territorit shqiptarë. Jam i kufizuar në kuptim të detajeve, por do t’i kthehem deklaratës, por gjithsesi ka përputhshmëri në mes të deklaratës time dhe asaj të Dick Marty, dhe fokusi ynë ishte në tërësinë e territoreve që janë përmendur në raportin e Dick Marty, përfshirë këtu Kosovën dhe Shqipërinë.

-A mund të na thoni së paku se sa njerëz ju mendoni se janë vrarë pas periudhës së luftës nga komunitete të ndryshme, dhe posaçërisht nëse keni të dhëna për serbët e vrarë pas luftës. Ne morëm vesh se janë më pak se dhjetë, ju thatë më pak se dhjetë raste ?

Prapë s’po hi të jap detaje këtu e të barazoj numra, por mund të ju them se përshkrimi që ka bërë Dick Marty se ka një grusht rastesh apo një numër të caktuar rastesh, është se është shumë i duhur, mbase hetimet do të sjellin edhe në këtë numër, mbase mund të gjejmë se ky numër mund të ketë qenë më i madh se kaq, por se nuk mund të them për asnjë indikacion në lidhje me këta numra astronomik të cilët i kishit përmend më parë. Për sa i përket pyetjes për numrin e personave të vrarë, këto janë gjithashtu duke u verifikuar, në momentin kur Marty shpalosi raportin në vitin 2010, ata thoshin se kishte 19 mijë persona të cilët janë akoma të pa gjetur, dy të tretat janë shqiptarë nga Kosova dhe pjesa e mbetur, një e treta janë serbë dhe minoritete tjera. Dhe, në fakt, 470 persona janë të pagjetur pas viti 99, prej tyre 375, dhe të tjerët shqiptarë. Numri i përgjithshëm i këtyre individëve sillet rreth 500 të vrarë dhe 300 të tjerë të rrëmbyer akoma të pagjetur, dhe ky numër përfshinë shqiptarë, serb, rom, dhe të tjerë. Gjithashtu ka pasur shifra përafërsisht, nga burime të caktuara, se ka pasur persona të dëbuar, të zhvendosur, dhe ky numër është sjellë diku nga 100 mijë deri në 110 mijë, disa të tjerë të zhvendosur në territor t Serbisë, dikush brenda Kosovës, apo edhe në Veri. Por, të gjitha këto janë shifra dhe numra që i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe është vështirë që për momentin të vërtetohen këto shifra, këto numra me saktësi dhe për këtë jemi zotuar duke shpresuar që ti zbulojmë dhe t’i dimë saktësisht deri sa po zhvillojmë këto hetime.

-Kur do të tërhiqeni nga këtu?

Po diskutoj një sërë çështjesh brenda Qeverisë dhe jashtë Qeverisë dhe mendoj se është më mirë sidomos deri sa këto diskutime akoma janë duke u zhvilluar, por shpresoj që prej javës në vijim së pari të pushoj pak.

-Kush është ai i cili përkujdeset për këtë aktakuzë, a është Bashkimi Evropian a kush?

Është Task Forca për Hetime Speciale e Bashkimit Evropian, qëështë zyra e jonë, çështje prokuroriale e cila është themeluar si njësi autonome që nxjerrë autoritetin dhe mandatin nga Misioni i EULEX-it në Kosovë, mandat ekzekutiv qe ky mision kishte, kështu që jemi të autorizuar në këtë juridiksion që të ngremë një aktakuzë, pra është një subjekt i Bashkimit Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button