Kronika

Përkujtohet Kacifas në Bularat, të afërmit, thirrje antishqiptare

Në Qafë Botë policia ndaloi të premten Babis Harallambos Karathanos, një aktivist ekstremist i organizatave të Vorioepirit i cili më herët është shoqëruar nga policia shqiptare. Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë private të familjes së Kacifas shkuan edhe konsulli grek në gjirokastër por edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule.

Ndërsa të afërmit e Kacifas të dera e varrezave lejuan gazetarët grekë të hyjnë dhe penguan ata shqiptarë. Ata ju drejtuar gazetarëve shqiptarë se populli shqiptar, policia i’u ka bërë keq duke ju drejtuar atyre me fjalët: Përse ma vratë djalin, përse, Qërohuni. I ati i Kacifas nuk ka pranuar as kur kanë ndërhyrë gazetarët grekë të pranishëm në ceremoni. Në greqisht ai i ka quajtur gazetarët shqiptarë, turq. Gjatë ceremonisë edhe nëna e Kacifas reagoi ashpër.

“Mbi varrin e të birit ajo bëriti: Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!”

Fredi Beleri, ishte ne ceremoni në emër të Omonias. Ai tha se pamvarësisht arsyes se përse është vrarë Kacifas ata kishin shkuar për të ngushëlluar familjen. Duke folur për cështjen e sigurisë Beleri tha se ajo është njësoj si për shqiptarët dhe grekët ndërsa shikonte si problem respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndërsa kreu i PBDNj vangjel Dule kritikoi atë që e cilësoi si zgjidhje e gabuar. “Kushdo që cënon mos zbardhjen e çëshjes kontribon në në mënyrë negative për opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri”- tha Dule.

Dule u bëri thirrje edhe qytetarëve që ta raportojnë mirë dhe objektivisht çështjen. “Pasqyroni mirë realitetin, mos u bëni viktimë e klikimeve. Thellohuni në profesionin tuaj dhe mos u bëni zëdhënës të atyre që s’kanë lidhje me profesionin tuaj”- tha Dule.

Kur u pyet nga gazetarët për thirrjet që e ëma e Kacifasit bëri nga varri i tij, Dule përgjigjet: Mos u bazoni tek thirrjet e një nëne që e ka djalin e vrarë.

Në fund të prononcimit të tij Vangjel Dule akuzoi policinë shqiptare për terrorizimin e banorëve të Dropullit.

“Jam prej disa ditësh në lëvizje në Sarandë dhe Gjirokastër. Në këto momente që flasim do shikoni forca të shumta policia të armatosura në Dropull. Dropulli ka kriminalitet 0. Dropulli nuk mund të mbahet me mentalitet dhe metoda policeske. Në Dropull ka pasur tentativa shtetërore për t’i terrorizuar banorët por nuk ja kanë arritur”- u shpreh Dule.

Kostandinos Kaciofas u vra nga policia shqiptare një vit më parë pasi para ceremonisë për festën e Greqisë, doli në qendër të fshatit Bularat me një armë kallashnikov, qëlloi policinë dhe u strehua në një koder sipër fshatit duke mos ju përgjigjur thirrjes së forcave RENEA për dorëzim e cila e qëlloi dhe e vrau. Ngjarja më pas shkaktoi reagime të forta dhe në Bularat u zhvillua një ceremoni gjatë së cilës edhe të ardhur nga Greqia bllokuan rrugën nacionale. Për këtë arsye policia shoqëroi disa persona mes të cilëve edhe karathanos që dje u pengua në kufi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button