☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.76 ▲0.31%
ARI 4,718 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,422 ▼ -4.99% ETH $2,186 ▼ -6% XRP $1.4688 ▼ -3.33% SOL $90.1100 ▼ -4.24%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Përplasja/ Braçe: Viti më i vështirë bujqësor, Panariti: Ju nuk doni t’ia dini fare për fermerët

Erion Braçe dhe Edmond Panariti janë përplasur sërish.

Debatet tashmë bëhen në Facebook.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se bujqësia është në emergjencë, pasi fermerët shqiptarë u mbytën me çmime nën kosto duke shigjetuar kështu ministrin e LSI-së, Edmond Panariti që drejton Ministrinë e Bujqësisë.

Ky i fundit ka replikuar ashpër me Braçen dhe bën përgjegjëse për situatën e krijuar qeverinë e drejtuar nga Rama.

Panariti thotë se në Shqipëri fermerët financohen 5 herë më pak se në Kosovë dhe për këtë s’ka faj ministria.

Për të ndryshuar këtë situatë Panariti e sfidon duke e ironizuar me fjalët: A e bën dot? Tani tepsine dhe timonin i ke vete”.

STATUSI I BRACES

Po bujqesia ku eshte?

Pa asnje diskutim qe eshte emergjence!

A e di kush ne shumice qe,

eshte vit shume i veshtire bujqesor?

Bujqit, nje pjese e madhe nuk kane para te mbjellin

per sezonin e ri; humben para nga pataja, qepa, perimet-domatja e kastraveci,

tani edhe nga shalqini.

I mbyten me cmime nen kosto!

i morren shpirtin por edhe parate per te mbjelle e prodhuar ne vijim!

E thashe gjate gjithe fushates;

Do vinim ketu!!

Nese bujku humbet parate e tij nga sezoni bujqesor ne tjetrin,

disa here me radhe, vjen dita kur nuk mund te mbjelle.

Natyrisht,

bujqesi nuk ka vetem ne Divjake, por kur ndodh ne Divjake emergjenca eshte pak.

Jo per 100 dite, por per cdo dite!

 

STATUSI I PANARITIT

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Pergjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t’ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia.

As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet.

Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! …. Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine… Moratorium fiskal te plote…sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?… Tani tepsine dhe timonin i ke vete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.