☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,664 ▲0.95%
DOW 52,539 ▲0.91%
NASDAQ 26,382 ▲1.15%
NAFTA 99.65 ▼2.76%
ARI 4,412 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,598 ▲ +1.65% ETH $2,607 ▲ +6.75% XRP $1.3881 ▲ +2.14% SOL $103.0100 ▲ +2.93%
S&P 500 7,664 ▲0.95 % DOW 52,539 ▲0.91 % NASDAQ 26,382 ▲1.15 % NAFTA 99.65 ▼2.76 % ARI 4,412 ▲0.1 % S&P 500 7,664 ▲0.95 % DOW 52,539 ▲0.91 % NASDAQ 26,382 ▲1.15 % NAFTA 99.65 ▼2.76 % ARI 4,412 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Pesë emra në garë, nis shqyrtimi i kandidaturave për shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit

Këshilli i Prokurorëve formoi komisionet që do të zhvillojnë procedurat për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në garë janë 5 kandidatë.

“Këta pesë kandidatë tani komisioni i shqyrton nëse i përmbushin ose jo kushtet në përputhje me ligjin dhe sipas shpalljes; dhe do t’i publikojnë në ueb-faqe në afat prej tre ditësh”, tha Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Kandidaturat i kanë dorëzuar prokurori i lartë Jove Cvetanovski, prokurori në Prokurorinë e Lartë dhe ish-prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, prokurorja e PTHP Shkup, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e PTHP NKOK, Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

I pyetur nëse do të ketë ankesë për vendimin për ndërprerjen e procedurës disiplinore për njërin prej kandidatëve, kryeprokurori Saveski tha se nuk do të parashtrojë ankesë.

“E kam pranuar vendimin dhe mendoj se kam dhënë tashmë qëndrim për këtë, nuk do të parashtroj, respektivisht ka skaduar afati për parashtrimin e ankesës”, deklaroi Nenad Saveski, kryeprokuror.

Sipas kushteve, të drejtë kandidimi kanë prokurorët publikë me të paktën 6 vjet përvojë të pandërprerë në funksionin e prokurorit deri në momentin e aplikimit dhe me vlerësim pozitiv në 3 vitet e fundit.

Dita e zgjedhjes është caktuar për më 28 tetor.

Procedura zhvillohet për shkak të skadimit të mandatit të drejtuesit aktual të kësaj prokurorie, Islam Abazi, i cili në këtë detyrë u zgjodh në tetor të vitit 2022.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.