☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Dea e Butrintit rikthehet aty ku u zbulua

Dea e Butrintit, një prej veprave të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi rikthimin e veprës pas një rrugëtimi nga Butrinti drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

“Dea e Butrintit kthehet në shtëpi”, shkruan Gonxhja, duke e cilësuar rikthimin e saj një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Sipas Gonxhes, rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u jep mundësi vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë së përbashkët europiane.

Gonxhja thekson se Butrinti ka pritur mbi 200 mijë vizitorë gjatë këtij viti, duke vijuar të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri.

“Falenderoj gjithë ekipin që punoi për këtë rimuzeim të Deas në Butrint, pa harruar të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për AADF, duke garantuar mbështetjen tonë për modele suksesi si ky që kemi tashmë të prekshëm përmes Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, tha Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.