NORVEGJI – Princesha Astrid vdes në moshën 94-vjeçare
– Princesha Astrid e Norvegjisë, motra e madhe e mbretit të ndjerë Harald, vdiq sot në moshën 94-vjeçe, njoftoi Pallati Mbretëror norvegjez, sipas Reuters.
Astrid ishte një prej figurave të njohura të familjes mbretërore norvegjeze dhe për dekada përfaqësoi Shtëpinë Mbretërore në aktivitete të ndryshme zyrtare.
Vdekja e saj vjen vetëm dy ditë pas funeralit të vëllait të saj, mbretit Harald, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 89-vjeç, pas më shumë se 35 vitesh në fron.
Princesha Astrid mori pjesë në funeralin e Harald të mërkurën, në atë që rezultoi të ishte paraqitja e saj e fundit publike.
Mbreti Haakon VIII, në deklaratën për ndarjen nga jeta të princeshës, e përshkroi atë si një grua që gjatë gjithë jetës së saj përfaqësoi familjen mbretërore me ngrohtësi, përkushtim dhe ndjenjë detyre.
Vdekja e Astrid shënon një tjetër humbje të rëndësishme për familjen mbretërore norvegjeze, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të mbretit Harald.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.