🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,836 ▲ +1.17% ETH $2,479 ▲ +1.35% XRP $1.3985 ▲ +0.17% SOL $106.3600 ▲ +1.14%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Kosova

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Maqedonci ka uruar nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të shkollimit, që përfshinë një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.

Ai tha se arsimimi dhe zhvillimi profesional i personelit mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, para fillimit të ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze. Urova nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit, përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite të studimeve ushtarake’, ka shkruar ai në Facebook”.

Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, kanë në fokus të veçantë arsimimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të personelit. Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

“Shkollimi i oficerëve tanë në akademitë prestigjioze të vendeve partnere njëkohësisht forcon lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave tona të armatosura. Republikës së Turqisë i jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Nëntogerëve tanë u dëshiroj shumë suksese në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, tha ai./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.