☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare dhe rrezikun nga spiunazhi, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me zero tolerancë ndaj elementeve që cenojnë interesat shtetërore.

Në një postim, Islami ka përmendur rastin e Vladan Kostiqit, për të cilin ka thënë se shpreh hapur admirim për kriminelët e luftës, si dhe ka ngritur shqetësime për, siç i quan ai, tendencat për ta shndërruar OSBE-në në “një fole të agjentëve rusë dhe serbë”.

Sipas Islamit, misionet ndërkombëtare po tentohen të përdoren si mbulesë për agjenda destabilizuese.

Ai ka vlerësuar punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në luftën kundër spiunazhit.

“Dy vitet e fundit kanë dëshmuar se suksesi i përbashkët i AKI-së, Policisë dhe Prokurorisë Speciale nuk është i rastësishëm, por rezultat i një strategjie të hekurt për pastrimin e vendit nga elementët subversivë”, ka shkruar Islami.

Profesori i shkencave të sigurisë ka thënë se Kosova nuk duhet të shërbejë si strehë për spiunazhin armiqësor apo për individë që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të shtetit.

“Koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar”, ka deklaruar Islami, duke shtuar se çdo informator, agjent apo bashkëpunëtor i shërbimeve të huaja sekrete duhet të zbulohet dhe të përballet me drejtësinë.

“Çdo informator, agjent apo bashkëpunëtor i tyre do të zbulohet, do të arrestohet dhe do të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.