Pezullimi tronditës i Ballukut, kryeministri dhe legjislacioni..

Belinda Balluku ishte e vetmja politikane e PS-së për të cilën kisha respekt të veçantë. Shumë aktive, e saktë, e palodhur. E kudo- ndodhur, gojëtare dhe shoqërore. Ishte si rrufe në qiell të hapur lajmi që atë e thirri SPAK-u dhe doli që është nën hetim. Zhgënjim për të gjithë ata që e besuan dhe e donin. Megjithatë, të jesh i ose e akuzuar, nuk do të thotë se je fajtor. Ama një hije dyshimi ngrihet rreth teje. Kjo është arsyeja që Zëvendëskryeministres Balluku, që atë ditë që doli nga dera e hetuesisë, i takonte të jepte dorëheqjen që drejtësia të bëjë ç’i takon asaj. Ajo nuk pati guximin ose dëshirën të mënjanohej nga posti deri në përfundimin e hetimeve ose edhe gjykimit. Institucioni i dorëheqjes , si pjesë e rëndësishme e demokracisë, te ne vazhdon jo vetëm të mos njihet, po dhe të injorohet. Politikanët Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj me shokë nuk guxuan të hapin krahun për t’ia lënë drejtësisë t’i hetojë , duke mos mbajtur postet drejtuese. Berishës edhe pse humbës zgjedhjesh, në gjykim për



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.