Kronika
Pezullohet mësimi në Rëmbec të Maliqit, për shkak të amortizimit të shkollës
Në ditën e parë të shkollës, nxënësit e gjimnazit të fshatit Rëmbec në bashkinë e Maliqit kanë pezulluar mësimin.
Shkak për këtë ka qënë gjendja e amortizuar e shkollës, mungesa e bankave dhe karrigeve. Mësohet se mësimi nuk do të vijojë as ditët e ardhshme. Kryetari i Bashkisë së Maliqit, është shprehur se “do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje”.