“Pianodrom”, Peçi: 26 premiera koncertale pianistike
Ka nisur mbrëmë në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë, edhe edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar Pianistik i quajtur “Pianodrom”.
Recital i Sára Medkovás, e shoqëruar nga kompozitori, njëkohëshit Rektori i Akademisë së Brno-së, Ivo Medek, ka qënë edhe aktiviteti i parë hapës, i festivalit i cili do të zgjasë plot 6 muaj (tetor 2014 deri më mars 2015), festival ky i cili ka si qëllim të gjenerojë për gjatë gjithë kësaj kohe autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike, paraklasike, muzikës jazz, danc bashkëkohorë, si dhe shkolla të ndryshme të pianos.
Dyshja çeke ka luajtur e intepretuar disa pjesë nga autorë të njohur Çek, gjithashtu edhe nga autorët shqiptarë si Çesk Zadeja e Feim brahimi, si pjesë edhe e qëllimit largpamës të festivalit, qëllim ky i cili është promovimi i muzikës shqiptare, edhe nëpërmjet performacës së piansitëve të huaj, dhe prezantimit të sajë në një panoramë ndërkombëtare të muzikës.
Presidenti i këtij festivali, Prof.Aleksandër Peçi, “Mjeshtër i Madh” i intervistuar nga ATSH, konfirmon edhe qëllimin e realizimt të festivalit, si dhe emocionet që transmeton ai. Njëkohësisht ai rrëfen edhe disa prej suprizave që do të sjellë ky event gjatë vazhdimit.
Prof Peçi, ju lutem na tregoni diçka , rreth Festivalit?
Ky është edicioni i dytë i këtij Festivali, dhe kësaj here ne do të sjellim 26 premiera koncertale pianistike, ku në të cilat do të marrin pjesë yjet e pianizmit me një reputacion ndërkombëtar, gjithashtu edhe yjet e pianizmit shqiptar.
Aktiviteti i çelur nga pianistja Sára Medková dhe kompozitori Ivo Medek, do të pasohet nga një sërë pianistësh të tjerë që do të vijnë nga shtete me traditë pianistike si Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Rusia e plot e plot vënde të tjera, të cilët së bashku me ata shqiptarë do të luajnë rreth 280 vepra nga më të rëndësishmet e trashëgimisë së kulturës botërore, dhe asaj të kulturës muzikore shqiptare.
Çfarë risie sjell edicioni i dytë i “Pianodromit”?






Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.