🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Plagosje me dashje, prokuroria kërkon “Detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhën. Avokati: Arrestimi i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka nisur rreth orës 12:00 seancën për të caktuar masën e sigurisë ndaj Florenc Hoxhës. Ky i fundit është kallëzuar në polici nga Florian Kadiu i cili e akuzon për plagosje me dashje. Prokuroria ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhën.

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, akuzohet se ka dhunuar dy persona. Sipas policisë Hoxha më datë 09.05.2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E.K, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, Të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë. Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me levë në kokë.

AVOKATI IVI KASO: TË SHPALLET I PALIGJSHËM ARRESTIMI I FLORENC HOXHËS

Avokati i Kreut të Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha kërkon që arrestimi i këtij të fundit të shpallet i paligjshëm. Sipas avokatit Kaso Hoxha ka kryer kallëzim penal ndaj drejtorit të policisë dhe shefit të Komisariatit numër 1. “Florenc Hoxha nuk u ndalua në flagrancë por e lajmëroi vet komisariatin numër 1. Hoxha tentoi t’i janë ndihmën e parë atij që e shoqëronte. I janë mohuar të drejtat dhe ndihma mjekësore. Ai kërkoi të bënte kallëzim penal por policia refuzoi. Kërkoj të shpallet i paligjshëm arrestimi i Florenc Hoxhës’- shprehet avokati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.