🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,423 ▲1.46%
DOW 52,128 ▲1.03%
NASDAQ 25,065 ▲2.55%
NAFTA 84.00 ▼0.54%
ARI 4,161 ▲1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,874 ▲ +0.78% ETH $1,922 ▲ +0.01% XRP $1.0919 ▲ +0.5% SOL $74.8900 ▲ +1.23%
S&P 500 7,423 ▲1.46 % DOW 52,128 ▲1.03 % NASDAQ 25,065 ▲2.55 % NAFTA 84.00 ▼0.54 % ARI 4,161 ▲1.56 % S&P 500 7,423 ▲1.46 % DOW 52,128 ▲1.03 % NASDAQ 25,065 ▲2.55 % NAFTA 84.00 ▼0.54 % ARI 4,161 ▲1.56 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi në një reagim zyrtar ka reaguar lidhur me publikimet e shpërndara këtë të premte në

Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi në një reagim zyrtar ka reaguar lidhur me publikimet e shpërndara këtë të premte në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme të ministrit Ferit Hoxha.

Zëdhënësi deklaron se këto publikime janë të pavërteta. Ai shton se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe se komunikimi i servirur publikut është i paqenë.

“Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend. Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.

Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ky reagim ka ardhur pas publikimeve në mediat sociale të disa mesazheve ku pretendohet se ministri Ferit Hoxha iu referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si “idiotë”.

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”, pretendohet se ka shkruar ministri Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.