☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Po trafikonte 11 klandestinë nga Pakistani dhe Bangladeshi drejt vendeve të BE, arrestohet 27-vjeçarit në Korçë, në kërk

Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të dyshuar janë shpallur në kërkim.

I riu u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, teksa transportonte me automjet 11 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe një celular.

Njoftimi i Policisë:

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni i koduar “Borders”.

Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij.

27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Borders”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi J. S., 27 vjeç, banues në Tepelenë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 31 vjeç, banues në Fier dhe G. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin për të ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës.

Shtetasi J. S. u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në fshatin Drenovë, Korçë, duke transportuar me automjet drejt Shkodrës, 11 shtetas të huaj (10 nga Bangladeshi, 1 nga Pakistani), të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Kapshtica, dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.