Policia jep detaje për ekzekutimin e Viktor Bardhit në Mirditë: U gjend në makinë i vrarë
Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Ndërfushas të Mirditës.
Sipas Policisë, rreth orës 09:00, është gjetur i pajetë në automjetin e tij Viktor Bardhi, rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Ndërkohë, në zonën e Ndërfushazit është gjetur edhe automjeti i tij i djegur.
Sipas informacioneve paraprake, Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit i cili është ekzekutuar në 2023 në Rrëshen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat e plota dhe dinamika e ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.