🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 92.61 ▲1.76%
ARI 4,471 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +1.27% ETH $2,397 ▲ +0.89% XRP $1.3654 ▲ +3.23% SOL $100.2400 ▲ +1.75%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.61 ▲1.76 % ARI 4,471 ▲1.27 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.61 ▲1.76 % ARI 4,471 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Politika

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që puna dhe vendimmarrja e qeverisë të jenë të gjurmueshme dhe të aksesueshme për qytetarët përmes platformës së re “Pasqyrë Albania”.

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se platforma duhet të shërbejë si një mekanizëm transparence, ku qytetarët të mund të ndjekin në kohë reale ecurinë e çështjeve, vendimeve dhe angazhimeve të institucioneve.

Sipas kryeministrit, në platformë duhet të jetë i dokumentuar edhe përdorimi i fondeve publike, ndërsa statusi i çdo çështjeje duhet të shoqërohet me të dhëna konkrete.

“Një shumë sado e vogël nga taksat e qytetarit do të jetë në pasqyrë. Statusi i çështjes, qoftë kolektive, qoftë individuale, nuk mund të jetë një dekor, nuk mund të mbetet vetëm te fjala në proces, duhet të japë më shumë të dhëna”, deklaroi Rama.

Ai tha se çdo ndryshim në statusin e një procesi duhet të pasqyrohet dhe të shoqërohet me dokumentacion. Në rast vonese, sipas tij, duhet të bëhet e ditur se çështja është me vonesë; në rast përfundimi, duhet të jetë e disponueshme prova përkatëse, ndërsa në rast anulimi duhet të publikohet vendimi.

Rama theksoi se historia e një procesi nuk duhet të fshihet apo të zhduket nga sistemi.

“Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë më besim sot”, u shpreh kryeministri.

Duke iu referuar emërtimit të platformës, Rama tha se “Pasqyrë Albania” duhet t’i mundësojë qytetarit të shohë qeverinë ashtu siç është, pa ndërhyrje apo përzgjedhje të informacionit.

“Një qeveri që nuk i duket bukur qytetarit në pasqyrë duhet të përmirësojë pamjen e vet, jo pasqyrën”, tha ai.

Sipas Ramës, platforma duhet të jetë e përdorshme jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga opozita dhe media, duke e kthyer informacionin publik në një instrument kontrolli ndaj qeverisë.

“Ka vlerë nëse qytetari, opozitari, gazetari mund të përdorin pasqyrën kundër qeverisë. Qeveria nuk duhet të zihet me pasqyrën, por të merret me veten”, deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri e shoqëroi mesazhin me një paralajmërim politik për qeverisjen: “Nëse nuk është në gjendje të merret me veten, duhet të hapë krahun.”

Rama e ka paraqitur “Pasqyrë Albania” si pjesë të një reforme më të gjerë që synon rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe gjurmueshmërisë së veprimtarisë së institucioneve shtetërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.