Kronika

Policia vijon operacionin në Lazarat, deri tani 14 të ndaluar

Policia e Shtetit vijon edhe sot operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Policia e Shtetit njofton se gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas.

Policia gjithashtu shton se, në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë. Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.

Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

14 shtetasit e ndaluar nga Policia:

1. Zhaklin Dërxho

2. Albon Meçi

3. Rustem Mahmutaj

4. Fatmir Gërveshi

5. Jeton Kalemi

6. Xhuljan Malo

7. Xhemil Gjolleshi

8. Gurim Skënderi

9. Denis Mahmutaj

10. Xhuljano Nuri

11. Sinan Rabaj

12. Sevo Shurdhi

13. Gerald Bime

14. Eligent Basha

Lazarat-vijon-operacioni-gjenden-e-asgjesohen-mbi-287-kg-marijuanë-si-dhe-sasi-armatimi-e-municioni-23-527x3501Ngjarja në Lazarat-Policia: Grupi i armatosur qëlloi me armë drejt furgonit të policisë

Të mërkurën 24 qershor, në ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH, të cilat ishin me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja” mbi  ish- Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morrën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e persnave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosu,r të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.

Gjatë operacioni për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet benz i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA, ku në fërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punonjësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo. Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh: Një automatik kallashnikov, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të  tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo. Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pul aria në fshatin Lazarat.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan operacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë. Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur grupe të tjera të fnsh dhe të Reneas si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.

Policia: 400 forca në operacionin e Lazaratit, identifikohen 21 të dyshuar

Lazarat vijon operacioni gjenden e asgjesohen mbi 287 kg marijuanë, si dhe sasi armatimi e municioni (1)Policia e Shtetit ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme.

Me anë të në njoftimi për shtyp, Policia e Shteti thekson se, “janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat”.

Policia e Shtetit u bën thirrje këtyre shtetasve të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Një thirrje u drejtohet edhe banorëve si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat, për të bashkëpunuar me forcat e policisë.

Policia e Shtetit gjithashtu apelon se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.

Shtetasit e shpallur në kërkim janë:

1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho., 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
10. G.B., 17 vjeç
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
13. Albon Meçi, 20 vjeç
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç
17. Eligent Basha, 21 vjeç
18. Albi Mahmuti
19. Sevo Shurdhi
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri /a.ke/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button