Kosova

Policia: Vucic ka lëshuar Kosovën, s’kishte asnjë incident, s’ka pasur të shtëna në Drenicë

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar për mbarëvajtjen e protestës kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciitit si dhe tentimin e këtij të fundit për tu futur në Drenicë. Nga policia njoftojnë se protesta ka kaluar në mënyrë paqësore pa ndonjë incident. Ndërkohë bëhet e ditur se presidentit serb është larguar nga Kosova përmes rajonit të veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50.

“Referuar situatës dhe vendimit të institucioneve shtetërorë të RKS-së lidhur me viziten e presidentit serb në rajonin e Drenicës, Policia e Kosovës i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi. Delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50”, thuhet në njoftimin zyrtarë të policisë së Kosovës.

Tutje organet e hetuesisë shtetërore kanë folur edhe për raportimet e mediave serbe të cilat kanë raportuar se në Drenicë janë dëgjuar të shtëna armësh. Nga policia thonë se këto raportime nuk janë aspak të vërteta.

“Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar në këto media si të dyshuar. Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, sqarojnë nga policia.

E nga ky institucione tutje deklarojnë se të gjitha veprimet karshi vizitës së Vucicit janë marrë në përputhje me ligjet e Kosovës në fuqi.

“Lidhur me vizitat e delegacioneve apo personaliteteve ndërkombëtare në vendin tonë, përfshirë edhe vizitën dyditore të Presidentit serb, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit të gjitha veprimet e saja planifikuese dhe operacionale i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë”.

Thonë se  lidhur me vizitën e lejuar të Presidentit serb në Kosovë, Policia e Kosovës përmes planifikimeve operacionale ka ndërmarr masat e nevojshme policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe përcjelljes së eskortës dhe ofrimit të sigurisë së delegacionit.

“Referuar kësaj vizite, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në këtë rajon. Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”, shpjegohet në letrën e policisë së Kosovës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button