☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 79.58 ▼6.01%
ARI 4,108 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,709 ▼ -0.79% ETH $1,847 ▼ -1.17% XRP $1.0693 ▼ -1.07% SOL $72.6600 ▼ -0.85%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.58 ▼6.01 % ARI 4,108 ▲0.01 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.58 ▼6.01 % ARI 4,108 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Arte

Porto Palermo Festival, muzikë, njerëz e tradita që ndërthuren me bukurinë e rivierës shqiptare

Porto Palermo Festival, eventi që përtej muzikës e kulturës synon dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës, krijoi një atmosferë të veçantë në Kalanë e Ali Pashës, gjatë fundjavës që lamë pas.

Muzika u bë ura që bashkoi kultura, tradita dhe njerëz nga vende të ndryshme. Porto Palermo Festival mirëpriti artistin arbëresh Pierpaolo Petta nga Palermo, i cili solli një koncert të mbushur me histori, kujtesë dhe identitet kulturor. Tingujt arbëreshë u ndërthurën natyrshëm me traditën shqiptare, duke rikujtuar rrënjët e përbashkëta që lidhin komunitetet në të dy brigjet e Adriatikut.

Mbrëmja pasuese solli energjinë shpërthyese të Kubës me artistin Shama Milan, i cili ndezi atmosferën me ritmet autentike latine. Muzika, kërcimi dhe emocionet e publikut e kthyen natën në një festë të paharrueshme nën qiellin e Porto Palermos.

Nga tradita arbëreshe te ritmet kubane, Porto Palermo Festival vazhdon të dëshmojë se muzika kapërcen kufijtë, bashkon kultura dhe përcjell mesazhin e respektit për natyrën dhe trashëgiminë kulturore në një nga skenat më të bukura të Mesdheut.

Porto Palermo Festival vazhdon deri më 16 gusht me net të dedikuara artistëve dhe zhanreve të ndryshme muzikore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.