☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Iso mbi Kalldrëm”, netët e gushtit me tingujt e traditës në qytetin e Gjirokastrës

Gushti në Gjirokastër erdhi me një tjetër arsye për të shëtitur në pazarin karakteristik të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përcolli pamje nga rrugët e gjallëruara të pazarit, ku çdo mbrëmje, prej 1 deri më 29 gusht, tingujt e isopolifonisë shqiptare do të mbushin kalldrëmet e qytetit, duke sjellë emocione, traditë dhe atmosferën unike të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Aktiviteti i përditshëm që do të argëtojë vendas e turistë titullohet “Iso mbi kalldrëm”, dhe të parët që performuan ishin të rinjtë e grupit “Nektari i Polifonisë”.

“Grupet popullore nga treva të ndryshme do t’i japin jetë mbrëmjeve verore, në një përjetim autentik ku historia, muzika dhe mikpritja gjirokastrite bëhen një”, u shpreh kryebashkiaku Golemi, me ftesën për ta përjetuar së bashku Gjirokastrën përmes zërit të isos.

Ndërkohë, bashkia ka marrë masa edhe për aktivitete të tjera duke u paraqitur artdashësve një kalendar të pasur aktivitetesh gjatë gjithë muajit gusht. Qyteti do të gjallërohet me ekspozita arti, net folklorike, kinema të hapura, koncerte, festivale muzike elektronike, filma për fëmijë, shfaqje instrumentale, aktivitete tradicionale në fshatra, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër dhe mbylljen festive me “Twinkle Awards 2026”.

Një program që ndërthur kulturën, traditën, artin dhe argëtimin, duke e bërë Gjirokastrën destinacionin ideal për të përjetuar verën mes historisë dhe trashëgimisë së saj unike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.