Kronika
Pranga një të kërkuari, ishte dënuar me 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Gëzim Vuka, banues në fshatin Valias i ri.
Sipas njoftimit të policisë, ky person është arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, në vitin 2005 e ka dënuar me 15 vite burg.
Gëzim Vuka është dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia.