🌧️
Tiranë 15°C · Shi 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 95.02 ▲0.22%
ARI 4,733 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,870 ▼ -1.44% ETH $2,282 ▼ -1.95% XRP $1.3862 ▼ -1.79% SOL $88.4000 ▼ -1.01%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.02 ▲0.22 % ARI 4,733 ▲0.48 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 95.02 ▲0.22 % ARI 4,733 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Kronika

Premtonin pasaporta bullgare, dy në pranga në Tiranë, Policia: Mashtruan mbi 25 persona

Arrestohen dy shtetas për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e mashtrimit.

Armandoi Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër u arrestuan në flagrancë në operacionin e koduar “Shtetësia”.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.

Këta dy persona, që të dy banues në Tiranë u arrestuan pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar mbi 25 persona, duke u premtuar pajisjen me pasaporta bullgare, nga e cila kanë përfituar 40.000 euro.

Në total, 51-vjeçari dhe 25-vjeçarja kanë përfituar me anë të mashtrimit një shumë prej 40 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.