☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.35 ▲0.26%
ARI 4,071 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,478 ▲ +3.36% ETH $2,425 ▲ +5.9% XRP $1.3072 ▲ +2.15% SOL $95.4700 ▲ +2.12%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.35 ▲0.26 % ARI 4,071 ▼0.06 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.35 ▲0.26 % ARI 4,071 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria e vajzave siguron Play-off-in e Botërorit 2027, vijon rrugëtimin në Ligën B

Kombëtarja e vajzave shkroi historinë mbrëmjen e sw martws, duke arritur suksesin më të madh në futbollin e femrave në Shqipëri. Fitorja 5-2 ndaj Malit të Zi vlen shumë më tepër sesa tri pikë në renditjen përfundimtare. Kjo fitore kurorëzon një rrugëtim të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe besim, duke sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar.

Për herë të parë Shqipëria e vajzave siguron kualifikimin në fazën Play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”. Njëkohësisht konfirmon vazhdimësinë në Ligën B, duke u renditur mes skuadrave që do të vazhdojnë të garojnë në këtë nivel të rëndësishëm të futbollit europian. Po ashtu, Kombëtarja regjistroi edhe një tjetër rekord, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në grupet e Ligës B.

Ky sukses është fryt i punës së një grupi vajzash me karakter, personalitet dhe shpirt gare, të cilat kanë luajtur me dashuri dhe kanë mbrojtur me krenari fanellën kuqezi në çdo ndeshje. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, nën mbështetjen e vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, që prej vitesh investon në zhvillimin e futbollit të vajzave, kjo skuadër ka shkruar një faqe të artë jo vetëm për futbollin e vajzave, por për të gjithë futbollin shqiptar.

Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave do të vijojë në Ligën B edhe në kompeticionet e ardhshme të UEFA-s, ndërsa më 18 qershor vajzat kuqezi do të mësojnë kundërshtaren e tyre në raundin e parë të fazës play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”, duke vazhduar të ëndërrojnë dhe të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.