Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.45% ETH $2,055 ▲ +0.45% XRP $1.3198 ▲ +0.79% SOL $79.3800 ▲ +0.43%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Presidencialet në SHBA, Nju Hempshër bëhet gati për votim

Banorët e shtetit amerikan të Nju Hempshërit pritet të votojnë për zgjedhjet paraprake, për të zgjedhur nominimet e kandidatëve për president nga dy kampet, republikanët dhe demokratët.

Në kampin e parë, Donald Trump shpreson për një performancë më të mirë se javën e kaluar në Ajoua, ku humbi përballë senatorit Ted Cruz.

Ndërkohë, në kampin tjetër gara është mes Bernie Sanders dhe Hillary Clinton. Në qytetin e vogël Diksvill Noç banorët hodhën votat e para në mesnatë, në mbështetje të Bernie Sanders dhe John Kasich.

Në bazë të ligjit të shtetit të Nju Hempshërit, qytetet me popullsi nën 100 banorë mund të aplikojnë për të hedhur votën sapo akrepat e orës shënojnë mesnatën.

Mes një grusht votuesish në Diksvill, 4 demokratë zgjodhën zotin Sanders, ndërsa nga republikanët, 2 zgjodhën Donald Trump dhe 3 guvernatorin e Ohajos, John Kasich.

Sanders, senator nga Vermonti fqinj dhe një “socialist demokrat” i vetëshpallur, shpreson për një fitore tërësore ndaj rivales së tij, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Kjo e fundit, që mbështetet nga bazamenti i demokratëve, fitoi ngushtë herën e kaluar në Ajoua.

“Për ju që jeni ende të pavendosur, apo jeni ende duke bërë pazarin, unë shpersoj të biem dakord”, tha Clinton në një event elektoral të mbajtur të hënën në Mançester.

Ndërsa Sanders u tha simpatizantëve të tij: “Kemi bërë një rrugë të gjatë këto 9 muaj. Nuk ka asgjë, asgjë dhe asgjë prej gjëje që ne nuk mund të arrijmë”.

Por ndërkohë, një stuhi dimri kërcënon të komplikojë votimin e së martës, e shoqëruar me temperaturat që kanë shkuar nën zero dhe me reshje të mëdha dëbore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.