🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,229 ▲ +0.86% ETH $2,055 ▲ +0.28% XRP $1.3097 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +0.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

President Obama reflekton mbi presidencën e tij

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se gabimi më i madh i presidencës së tij ishte dështimi për t’u përgatitur për pasojat në Libi pas ndërhyrjes së udhëhequr nga NATO për të përmbysur udhëheqësin e Libisë Moammar Gadhafi në vitin 2011, duke e lënë vendin në kaos.

Presidenti Obama reflektoi mbi arritjet dhe dështimet gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë në një intervistë për rrjetin Fox News, duke i thënë gazetarit Chris Wallace se ndërhyrja në Libi për të mbrojtur civilët nga regjimi i Gadafit ishte gjëja e drejtë për të bërë. Pasi udhëheqësi libian u vra, muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane filluan sulmet ajrore, ky vend i Lindjes së Mesme u la në kaos që vazhdon sot e kësaj dite.

Milicitë morrën kontrollin duke formuar dy parlamente dhe qeveri rivale dhe Libia u bë një pikë kryesore nisjeje për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën, duke ndihmuar dhe nxitur krizën e emigracionit në kontinent. Një qeveri e përkrahur nga  Kombet e Bashkuara ka arritur në kryeqytetin Tripoli, por asnjë nga parlamentet rivale nuk e ka mbështetur deri tani zyrtarisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Presidenti Obama tha se sot e sheh Libinë si një “vend në kaos” dhe në një intervistë tjetër për revistën Atlantic u shpreh se pas operacionit të Libisë, kryeministrit britanik David Cameron “iu shpërqëndrua vëmendja” nga një sërë ngjarjesh të tjera. Presidenti Obama gjithashtu kritikoi ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy për keqmenaxhimin  e ngjarjeve në Libi pas rrëzimit të Gadafit.

Zoti  Obama tha se arritja e tij më e madhe gjatë viteve në Shtëpinë e Batdhë ishte shpëtimi i ekonomisë nga një depresion i madh në vitet 2008 dhe 2009 kur rënia ekonomike ishte më e keqja që nga koha e krizës së madhe të viteve 1930.  Miliona punëtorë u pushuan nga puna, shumë prej tyre madje humbën shtëpitë, duke mos qënë në gjendje të paguanin kreditë, megjithatë ekonomia a SHBA mbetet më e madhja në botë dhe shkalla e papunësisë sot ka rënë në nivele historike.

Presidenti Obama, i cili largohet nga detyra janarin e ardhshëm, tha se dita më e mirë e presidencës së tij ishte në vitin 2010 kur kongresi miratoi reformën kombëtare të kujdesit shëndetësor që u quajt “Obamacare”, një plan që u ka dhënë sigurim shëndetësor miliona njerëzve të cilët ishin të pasiguruar për arsye financiare. Shumica e kundërshtarëve republikanë të presidentit demokrat ende e kritikojnë planin Obamacare. Megjithëse ndërmorrën disa përpjekje, ata nuk arritën ta shfuqizonin dhe nuk ishin as në gjendje të binin dakord mbi një plan për ta zëvendësuar atë.

Presidenti Obama tha se dita më e keqe e presidencës së tij ishte gjatë vizitës në qytetin e vogël Njutaun, të shtetit Kënektikat, dy ditë pasi një person i armatosur vrau 20 nxënës dhe gjashtë mësues në fund të vitit 2012.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.